Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brexit dhe pasojat e Covid-19 dominojnë në axhendën evropiane për vitin e ardhshëm

Foto: BTA

Gjatë këtij viti një sërë problemesh të rëndësishme  presin një shqyrtim dhe vendim nga Parlamenti Evropian. Dy prej tyre padyshim që janë të lidhura me “divorcin” e tanishëm zyrtar midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, si dhe me vaksinimin dhe zgjidhjen e pasojave të krizës, të shkaktuar nga pandemia. Që të dyja temat janë shumë të rëndësishme për Bullgarinë, si një anëtare e Bashkimit Evropian, prandaj dhe dy nga euro deputetët tanë tanimë aktivisht kërkojnë një rrugëdalje nga labirinti i krijuar.

Në lidhje me Brexit, marrëveshja e arritur në dhjetor nuk është ratifikuar ende nga të dy palët. Pavarësisht nga kjo, euro deputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev, sqaroi disa nga rregullat e reja, të cilat janë të rëndësishme për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe kështu:


“Të jesh pjesë e Bashkimit Evropian është një gjë e mrekullueshme, sepse jemi të mbrojtur nga klauzola e mos diskriminimit - sqaron Kovaçev. Ajo parashikon që kushtet, të cilat  do të zbatohen për të gjithë shtetasit e tjerë të Bashkimit Evropian, të zbatohen edhe për bullgarët. Britania e Madhe nuk do të mund të ndryshojë kushtet në të ardhmen, meqenëse Bashkimi Evropian menjëherë do të fusë një masë reciproke për shtetasit britanikë që qëndrojnë në territorin e tij. Nga mesi i këtij viti do të udhëtojmë drejt Britanisë së Madhe pa viza, por tanimë jo vetëm me kartë identifikimi, por me pasaportë. Por, deri atëherë, udhëtimi vazhdon të realizohet vetëm me kartë identifikimi”.  

Sipas fjalëve të Andrej Kovaçevit, për studentët po kështu do të ketë një farë ndryshimesh:

“Ata, të cilat e kanë filluar arsimin e vet dhe akoma nuk kanë të ashtuquajturin statut të qëndrimit të përhershëm, duhet të kërkojnë një të tillë deri më 30 qershor - paralajmëron Kovaçev. Deri në mes të vitit statuti i tyre të qytetarëve evropianë  mbetet i njëjti, por pas kësaj, kushtet do të ndryshojnë, meqenëse do të jenë qytetarë të vendeve të treta. Mjerisht, Britania e Madhe refuzoi të marrë pjesë dhe në programin “Erasmus+” kështu që studentët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria humbasin mundësinë për të përfituar nga ai.”

Sa i përket pandemisë nga Covid-19, deputeti evropian është kategorik se anëtarësia jonë në Bashkimin Evropian , do të lejojë që të mund të marrim një numër të mjaftueshëm të vaksinave. Që të gjithë ata të cilët kanë dëshirë do të vaksinohen, me çmime mjaft më të ulëta, kundrejt atyre, të cilat na propozohen nga vendet jashtë Bashkimit.


Nga ana tjetër, euro deputetja, anëtare e grupit “Rino Evropën” Atixhe Alieva Veli, u kushtoi vëmendje disa prej sfidave, të cilat janë një pjesë e rendit të ditës të komisionit mbi punësimin dhe çështjet sociale. Pavarësisht dhe globale për Bashkimin Evropian, vendimet e tyre do të reflektojnë dhe në Bullgari.


“Një raport i rëndësishëm, të cilin duhet ta shqyrtojmë është ky për rregullimin e së drejtës të shkëputjes të punonjësve nga mjedisi i punës. Por është e domosdoshme që kjo çështje të zgjidhet  përmes një debati të balancuar midis institucioneve në Bruksel dhe qytetarëve punonjës. E shkojmë se me çfarë shpejtësie puna online hyri në ditët tona të përditshme për shkak të pandemisë. Të dhënat të cilat i kam unë për Bullgarinë tregojnë se në qoftë se përpara pandemisë puna në distancë ka qenë 5%, pas muajve, në të cilët qemë të mbyllur, kjo përqindje arrin deri më 30. Prandaj, është me një rëndësi të madhe të mund të sigurohet një nivel minimal i mbrojtjes të punonjësve në mjedisin e ri digjital të punës”.

E drejta e çdo një qytetari evropian të ketë banesë të vet me çmime të arsyeshme po kështu është mes dokumenteve të vëna në rend të ditës. Sipas Veli, kjo është e padiskutueshme, por fsheh një farë rreziqesh. Ekziston rreziku që qiramarrësit e paskrupullt të mos largohen me forcë nga shtëpia, kur ndalojnë të paguajnë qiranë. Sipas fjalëve të saj, një propozim i tillë, do të inkurajonte praktika jo të mira.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD