95 gazetarë sportivë nga 37 media votuan në edicionin e 60-të të anketës “Futbollist i Vitit”. Ndër organizatorët e anketës janë Asociacioni Bullgar i Gazetarëve Sportivë dhe Bashkimi Bullgar i Futbollit. Sipas traditës fituesi duhet t’u dhurojë fëmijëve aq topa sa gazetarë sportivë morën pjesë në votim.
Për sportisten më të mirë në futbollin e grave vitin e katërt me radhë u shpall Evdokija Popadinova.
Sulmuesi i skuadrës “Llokomotiv” nga Plovdivi dhe i kombëtares bullgare Dimitër Iliev u shpall Futbollist i vitit i Bullgarisë herën e dytë me radhë. Pas tij u radhitën Valentin Antov nga CSKA – Sofja dhe Anton Nedjallkov nga “Lludogorec”.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..