Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 318

Foto: arkiv

Çdonjëri ka akses tek certifikata e vet për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov paraqiti certifikatën për vaksinim kundër Covid-19. Çdo person i vaksinuar që ka nënshkrim elektronik mund të marrë certifikatën e vet elektronike dhe të ketë qasje në dosjen e tij të pacientit, vuri në dukje Angellov. Qytetarët pa nënshkrim elektronik do të mund të kërkojnë certifikatën përmes mjekut të tyre personal nga 1 shkurti. "Certifikata nuk ka vulë ose nënshkrim. Ajo gjenerohet nga sistemi automatikisht. Ekziston një kod QR me të cilin futni sistemin. Janë krijuar disa nivele sigurie për të parandaluar abuzimin. Kjo certifikatë mund të kontrollohet nga çdo organ kontrolli brenda dhe jashtë vendit ”, shpjegoi Ministri Angellov dhe siguroi se është e pamundur të ketë keqpërdorime me dokumentin elektronik.

Deri në fund të marsit sistemi elektronik do të përmirësohet dhe përmes dosjes elektronike shëndetësore do të jetë e mundur të lëshohen referime për të gjitha procedurat e kujdesit para-spitalor, shtoi Ministri. "Në dosjen e pacientit ka pjesë për mjekun personal, ekzaminimet, recetat elektronike, ekspertizën mjekësore, imunizimet," shpjegoi Ivajllo Filipov, drejtori i kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit", njoftoi BTA.


Po shqyrtohet lehtësimi i masave anti-epidemike

Vendimi për shfuqizimin e masave kundërepidemike do të merret deri më 21 janar. Në një mbledhje te Kryeministri anëtarët e qeverisë dhe të Shtabit Operativ Kombëtar deklaruan se po të ketë rritje të re të sëmundshmërisë dhe presion mbi spitale, kufizimet do të rishqyrtohen dhe do të shtrëngohen përsëri, njoftoi BGNES.

Tendencat e qëndrueshme të përballimit të sëmundshmërisë lejojnë që më 5 shkurt fëmijët nga klasa e 5 deri në klasën e 12 të kthehen në shkollë, sipas një skeme të caktuar, tha Kryeministri Bojko Borisov.

Ai kërkoi që restorantet të mund të punojnë me gjysmën e kapacitetit të vet deri në orën 22.30 dhe të hapen dyqanet në qendrat e mëdha tregtare.


Autoritetet dhe restoratorët - pa konsensus për hapjen e restoranteve

Restorantet dhe lokalet për të rifilluar funksionimin në shkurt me kapacitet të kufizuar dhe orë pune, këtë e diskutuan përfaqësuesit e industrisë dhe pushtetarët. Asnjë pajtim nuk u arrit për datën e hapjes së objekteve.

“Nëse vendimi i shtabit dhe qeverisë, i cili pritet të enjten, nuk korrespondon me kërkesat tona, ne do të kalojmë në një grevë efektive!”, shpallën nga Asociacioni Bullgar i Restoranteve dhe Shoqata e Restoranteve në Bullgari. Ata insistojnë për hapjen e restoranteve dhe klubeve të kafesë nga 1 shkurti 2021, në kushtet që ishin në fuqi para mbylljes së tyre, ndërsa nga 1 marsi të hapen klubet e natës pa kufizime në orarin e punës.


7533 u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

570 janë të infektuarit me koronavirus nga 7964 teste të kryera në 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo është mbi 7% prej atyre që janë testuar. 39 563 janë rastet aktive. 3312 pacientë janë të shtruar në spital. 329 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend që nga fillimi i pandemisë arriti në 212 383.

82 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Kështu numri total i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë arriti 8 565 veta. 7533 njerëz janë shëruar në 24 orët e fundit. Me ta numri i përgjithshëm i të kuruarve arriti në 164 255 veta.

1185 janë vaksinuar gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Numri i vaksinuarve tashmë është 19 638 persona. 1114 prej tyre u imunizuan me dozë të dytë të vaksinën.


Pritet ulje e vogël e PBB-së gjatë vitit 2020 nga ai i prognozuar

PBB reale e Bullgarisë do të bjerë në vitin 2020 me 4.4%. Tendenca varet nga eksportet neto negative dhe në një masë më të vogël nga rënia e investimeve private, sipas prognozës së fundit makroekonomike të Bankës Popullore Bullgare. Në parashikimin e mëparshëm në shtator, rënia e pritur e PBB ishte 5.5%.

Aktiviteti ekonomik do të rritet me 3.7% në vitin 2021 dhe me 3.6% në 2022, duke arritur nivelet para-pandemike në 2022, pret Banka Qendrore. Rimëkëmbja e rritjes së PBB-së në 2021 duhet të vijë nga rritja e eksporteve neto, e investimeve kapitale fikse dhe e konsumit privat.

Inflacioni vjetor për vitin 2020 është 0.3% krahasuar me 3.1% në fund të vitit 2019.


Është regjistruar komplikim i rrezikshëm tek fëmijët pas Covid-19

Në Bullgari janë regjistruar 20 raste të një ndërlikimi të rrezikshëm pas Covid-19 tek fëmijët - sindromi inflamator multisistem.

Pediatri dr. Kalin Lisiçki tha për televizionin BTV se shfaqja kryesore e sindromit është temperatura e lartë - mbi 38 gradë, e cila nuk zvogëlohet me ilaçe dhe zgjat mbi 24 orë. Zakonisht prek traktin gastrointestinal, si dhe zemrën, mushkëritë, lëkurën, mukozat ose veshkat. Më e rrezikshme është për sistemin kardiovaskular, sepse mund të çojë në miokardit të rëndë tek fëmijët. Incidenca e saktë e sëmundjes është e panjohur, vlerësohet të jetë 2 për 100 000 fëmijë të infektuar.

Nuk është e detyrueshme që ata të kenë qenë të sëmur nga Covid-19 por sigurisht që kanë pasur kontakte me një person të sëmurë, shtoi specialisti.


Kryeministri mohoi spekulimet me blerjen e një vaksine të caktuar kundër Covid-19

Ekzistojnë spekulime se Bullgaria mbështetet në vaksinat e një kompanie. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu hodhi poshtë thëniet se Bullgaria porositi qëllimisht sasi më të mëdha të një vaksine të veçantë në treg. Sipas Borisovit, shpjegimi për pretendime të tilla është situata parazgjedhore. Ai tha se parlamenti ra dakord që Komisioni Evropian të zhvillojë ankandet me prodhuesit për të kontraktuar sasitë.

Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor Angell Kunçev riafirmoi se bullgarët do të kenë qasje të barabartë në tre llojet e vaksinave që do të furnizohen në Bullgari.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 361

Shqyrtohen rregullat për hyrjen e turistëve në Bullgari në kushtet e pandemisë Kryeministri Bojko Borisov i ka dhënë urdhër Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për të filluar shqyrtimin e rregullave dhe masave për hyrjen e turistëve të..

botuar më 21-03-03 5.52.MD

Pikëpyetje rreth 7 nga kandidatët bullgarë për prokurorë të deleguar evropianë

Prokuroria Evropiane ka kërkuar informacion shtesë në lidhje me disa nga kandidatët bullgarë për prokurorë të deleguar evropianë. Vendimi për emërimin e tyre do të merret nga kolegjiumi i Prokurorisë Evropiane kryesuar nga Laura Kövesi, njoftoi..

botuar më 21-03-03 5.34.MD

Shqyrtohen rregullat për hyrjen e turistëve në Bullgari në kushtet e pandemisë

Kryeministri Bojko Borisov i ka dhënë urdhër Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për të filluar shqyrtimin e rregullave dhe masave për hyrjen e turistëve të huaj në Bullgari në kushtet e pandemisë. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e sotme të..

botuar më 21-03-03 4.31.MD