Edhe me administratën e re të Presidentit Joe Biden, Bullgaria do të vazhdojë të ndërtojë mbi atë që është arritur në vitet e fundit. Këtë e tha për BNT Ambasadori Bullgar në Uashington Tihomir Stojçev.
“Ne filluam një dialog strategjik në nivelin më të lartë, të dy vendet nënshkruan një udhërrëfyes për bashkëpunimin në mbrojtje gjatë 10 viteve të ardhshme. Projekti për modernizimin e Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare po vazhdon me sukses. Ne jemi duke punuar në diversifikimin e burimeve dhe rrugëve për furnizimin me gaz natyror”, shpjegoi Stojçev.
Diplomati shtoi se për shkak të pandemisë dhe të masave të sigurisë, ceremonia e dorëzimit të pushtetit do të jetë e ndryshme, por do të titullohet “Amerika e Bashkuar”.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..