Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE-ja miratoi skemën bullgare në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Foto: arkiv

Komisioni Evropian miratoi skemën bullgare me përmasë rreth 80 mln. euro në përkrahje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të prekura nga pandemia e koronavirusit. Ai do të bashkëfinancohet nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe do të jetë në dispozicion të kompanive nga sektorë të caktuar.

Ndërmarrjet duhet të plotësojnë kërkesat e vendosura nga Bullgaria dhe veprimtaria e tyre duhet të jetë ndërprerë ose kufizuar nga masat kufizuese të qeverisë. Granti do të llogaritet në bazë të xhiros së ndërmarrjeve nga viti i kaluar dhe mund të arrijë në një maksimum prej 76 mijë eurosh, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel Angelina Piskova.


Më shumë nga rubrika

Pika vaksinimi në të hapur për fundjavën në Sofje

Më 25 shtator (të shtunën) dhe 26 shtator (të dielën) do të punojnë këto pika imunizimi në ambientet e hapura në Sofje: lagja “Druzhba”, Shtëpia e Kulturës, me orar pune 09.00 - 16.00 The Mall, me orar pune 13:00 - 18:00 Bulgaria..

botuar më 21-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell. Në Bullgarinë Lindore do të ketë re të mesme dhe të larta. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e cila do të dobësohet deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 në 27 °, për rajonin e Sofjes -..

botuar më 21-09-24 6.25.MD

Eurodeputetët: Nuk morëm përgjigje nga Kryeprokurori

Deputetët nga grupi i monitorimit pranë Komisionit për të Drejtat dhe Liritë Civile pranë Parlamentit Evropian, të cilët janë për vizitë në vendin tonë , njoftuan se Kryeprokurori Ivan Geshev nuk u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Ndër..

botuar më 21-09-24 6.08.MD