Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE-ja miratoi skemën bullgare në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Foto: arkiv

Komisioni Evropian miratoi skemën bullgare me përmasë rreth 80 mln. euro në përkrahje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të prekura nga pandemia e koronavirusit. Ai do të bashkëfinancohet nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe do të jetë në dispozicion të kompanive nga sektorë të caktuar.

Ndërmarrjet duhet të plotësojnë kërkesat e vendosura nga Bullgaria dhe veprimtaria e tyre duhet të jetë ndërprerë ose kufizuar nga masat kufizuese të qeverisë. Granti do të llogaritet në bazë të xhiros së ndërmarrjeve nga viti i kaluar dhe mund të arrijë në një maksimum prej 76 mijë eurosh, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel Angelina Piskova.


Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Vitanov

Vetëm përshpejtimi i vaksinimit do ta shpëtojë Bullgarinë nga pandemia

Pandemia e koronavirusit në Bullgari mund të përfundojë kur të arrihet pragu i 40 000 vaksinimeve në ditë, tha matematikani Prof. Nikollaj Vitanov. Ai komentoi për Radion Kombëtare Bullgare se aktualisht 1/3 e njerëzve të infektuar e kalojnë..

botuar më 21-09-21 11.12.PD
Kirill Petkov

“Po e vazhdojmë ndryshimin” bën koalicion për zgjedhjet me formacione më të vogla

Partia e re “Po e vazhdojmë ndryshimin” nënshkroi një marrëveshje koalicioni me partitë "Volt" dhe “Klasa e Mesme Evropiane” për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit, njoftuan nga formacioni. Ne nuk do të kemi lista të..

botuar më 21-09-21 9.33.PD

Rritje drastike e të infektuarve dhe vdekjeve nga Covid

2360 persona u infektuan me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Kjo është me 1902 raste më shumë se në 20 shtator. 9.55 për qind e 24 719 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Ashtu si çdo të..

botuar më 21-09-21 8.55.PD