Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instruktori më i moshuar i skive tek ne – 96 vjeçari Ivan Raev u dekorua

Marijana Nikollova dhe Ivan Raev
Foto: BGNES

Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova dekoroi skiatorin më të moshuar në Bullgari - 96-vjeçarin Ivan Raev nga qyteti ÇepellareRodopet, njoftuan nga Ministria. Ministrja Nikollova i dhuroi atij një diplomë për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e turizmit dhe një statujë të simbolit të vendit tonë - trëndafili bullgar.

Familja e veteranit ishte një nga themeluesit e vendpushimit të skive Pamporovo në vitet 40-të të shekullit të kaluar.

Përkundër moshës së tij të avancuar, Raev në mënyrë aktive bën ski në dimër dhe noton gjatë verës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..

botuar më 24-04-08 5.41.MD
Nurgyll Salimova

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..

botuar më 24-04-08 9.38.PD

Hapet zyrtarisht sezoni i ri i motoçikletistëve

Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..

botuar më 24-04-06 4.50.PD