Shtami i ri i koronavirusit fsheh rreziqe të mëdha
I ashtuquajturi variant anglez i Covid-19 tanimë është tek ne dhe do të fillojë të grumbullojë shpejtësi, paralajmëruan autoritetet shëndetësore në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar. Po vazhdon tendenca që numri i njerëzve të shëruar të tejkalojë disa herë numrin e atyre të cilët janë të sapo infektuar, tha ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Por kjo situatë mund të ndryshojë me tipin e ri të koronavirusit, paralajmëroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev.
Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU:
Zbutjе të masave tani për tani do të ketë vetëm në arsim
Tani për tani është e sigurt se pas datës 31 janar, kur përfundon afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, do të zbuten vetëm masat sa i përket kthimit të nxënësve të mëdhenj në klasë dhe të hapjes së palestrave.
Pronarët e restoranteve po përgatiten për protesta
Pronarët e lokaleve dhe restoranteve në Bullgari mendojnë protesta pasi në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit u shpall se nuk diskutohet lehtësimi i masave deri në fund të janarit. Këtë e tha para BNR kryetari i Shoqatës së Restoranteve Emill Kollarov.
Nga dega këmbëngulin që restorantet të hapen nga fillimi i shkurtit dhe objektet e argëtimit - nga fillimi i marsit. Propozimi i qeverisë është për lehtësimin e masave jo më herët se 18 shkurt, duke përfshirë kapacitetin dhe orarin e kufizuar të punës.
Nga 8057 teste u zbuluan 482 të infektuar me Covid-19 për 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit, 482 të infektuar rishtas me koronavirus u zbuluan në vend nga 8057 teste, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më pak se 6 për qind e mostrave janë pozitive.
Numri i pacientëve të konfirmuar që nga fillimi i pandemisë u bë 213,409. Numri i rasteve aktive arriti 29 660.
3220 pacientë trajtohen në spital prej tyre 327 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i të vdekurve për 24 orët me koronavirus të konfirmuar është 37. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 8651 persona.
4600 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i atyre që e kapërcyen infeksionin është 175 098.
Të sapo vaksinuarit kundër Covid-19 janë 1901. Që nga fillimi i fushatës së imunizimit 24,127 njerëz u vaksinuan.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Deri më tani, asnjë mutacion brazilian,..
21 060 doza të vaksinës Pfizer/BioNTechmbërritën në Bullgari këtë mëngjes. Ky është furnizimi i dytë nga një total prej pesë që priten në mars, tha Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Bullgare të Barnave. Ai shtoi se kompania tashmë ka konfirmuar..
497 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit nga 2971 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Gati 17 për qin e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në..
Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për..
Kulmi i pandemisë në Bullgari do të vazhdojë edhe 2-3 javë të tjera Ky është kulmi i fundit i epidemisë me Covid -19 në Bullgari, i cili pritet..
Gati 1000 muzikantë do të marrin rreth 2000 euro ndihmë të njëherëshme, njoftoi BTA, duke cituar Kryeministrin Bojko Borisov. Në profilin e tij në..