Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të kujtojmë Jordan Radiçkovin

Foto: arkiv

Fjalët, me të cilat mund ta përshkruajmë krijimtarinë dhe personalitetin e shkrimtarit të madh bullgar Jordan Radiçkov nuk mjaftojnë. Bota e krijuar nga shkrimtari i lindur në krahinën veriperëndimore të vendit është e kërkuar dhe e dashur prej shumë lexuesve, të cilët ende besojnë në marrëdhëniet njerëzore.

Ai ishte një shkrimtar, për të cilin rregullat në letërsinë artistike sikur nuk ekzistonin, ishte një krijues, i cili ofronte alternativa, ishte një njeri, të cilit nuk i pëlqente zhurma rreth emrit të tij.

“Njeriu është një gabim ortografik në dorëshkrimin e Zotit. Ai është fjalia më e gjatë e shkruar prej Tij... Ndoshta më duket se do të jetë më mirë që edhe në të ardhmen të bëjmë gabime, me shpresën, se me kalimin e kohës ato mund të shndërrohen në virtyte”.

Këtë e tha para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin fjala dhe gjuha janë dy gjëra shumë të rëndësishme. Ju ftojmë të lexoni akoma mendime të tij në artikullin tonëViti 2004 – Magjistari i fjalës nga Kalimanica nga koleksioni i Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD