Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blloku i Pestë i Centralit Elektrik “Kozlloduj” u ndal përkohësisht

Foto: BGNES

Pas orës 01.00 të datës 22 janar, Blloku i pestë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” u shkëput nga sistemi energjetik i vendit. Arsyeja është aktivizimi i mbrojtjes gjatë operacioneve rutinë. Nuk ka devijim nga situata normale e rrezatimit, njoftuan nga centrali. Nuk ka rrjedhje të rrezatimit dhe shkak për shqetësim, tha kryetari i Agjencisë së Rregullimit Bërthamore Canko Baçijski për BNR.

Ai pret që kapaciteti i ndaluar të rifillojë punë deri në fund të ditës. Nuk ka nevojë për të importuar energji elektrike, pasi që aktualisht konsumi i brendshëm nuk është i lartë, shtuan nga operatori i sistemit elektrik.