Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blloku i Pestë i Centralit Elektrik “Kozlloduj” u ndal përkohësisht

Foto: BGNES

Pas orës 01.00 të datës 22 janar, Blloku i pestë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” u shkëput nga sistemi energjetik i vendit. Arsyeja është aktivizimi i mbrojtjes gjatë operacioneve rutinë. Nuk ka devijim nga situata normale e rrezatimit, njoftuan nga centrali. Nuk ka rrjedhje të rrezatimit dhe shkak për shqetësim, tha kryetari i Agjencisë së Rregullimit Bërthamore Canko Baçijski për BNR.

Ai pret që kapaciteti i ndaluar të rifillojë punë deri në fund të ditës. Nuk ka nevojë për të importuar energji elektrike, pasi që aktualisht konsumi i brendshëm nuk është i lartë, shtuan nga operatori i sistemit elektrik.


Më shumë nga rubrika

Rritje e vogël e rasteve me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 752. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 15,5% nga 4856 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 569 të shtruar, nga të cilët 43 janë në reanimacion. Janë 99..

botuar më 22-09-30 8.43.PD

Parashikimi i motit për 30 shtatorin

Gjatë natës do të mbajë vranësira kryesisht në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Në orët e paradites do të krijohet mjegull afatshkurtër vende-vende nëpër lugina dhe rreth pellgjeve ujore. Temperaturat minimale do..

botuar më 22-09-29 8.30.MD

Bullgaria iu bashkua Bordit të Guvernatorëve të ANEA

Bullgaria u zgjodh anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për periudhën 2022-2024, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Bullgaria fitoi të drejtën e votës në organin kryesor politik që merr vendime kyçe..

botuar më 22-09-29 6.55.MD