Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përafërsisht numër i barabartë i atyre që janë infektuar dhe shëruar nga koronavirusi

Foto: EPA/BGNES

266 raste të reja të Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në 4479 teste, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Përqindja e mostrave pozitive mbetet e ulët - gati 6 për qind e të gjithë të testuarve. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 66, në Burgas - 36 dhe në Varna - 25.

286 njerëz u shëruan, 12 vdiqën.

2857 pacientë mbetën në spital, 281 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

4 mjekë u infektuan me koronavirus ditën e fundit, për një total prej 9388 që nga fillimi i epidemisë.

18 persona u imunizuan dhe me ta numri i përgjithshëm u bë 26 119 - 4610 përfshirë edhe dozën e dytë të vaksinës.


Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Partia GERB do të propozojë kabinet

GERB do të propozojë kabinet, megjithë shanset e vogla që ajo të përkrahet , njoftoi në një brifing në centralin e partisë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Megjithëse është forca e parë politike, sipas votës së bullgarëve, partia GERB ka..

botuar më 21-04-12 3.13.MD

Sot një pjesë e nxënësve bullgarë u kthye në shkollë

Nxënësit më të vegjël nga klasa e parë deri në klasën e katërt, si dhe fëmijët nga klasat 7, 8 dhe 10, u kthyen në dhomat e klasës. Pas kësaj, më 26 prill, në godinën e shkollës do të kthehen edhe nxënësit nga klasat 5, 9 dhe 12, ndërsa nga..

botuar më 21-04-12 10.26.PD

Certifikata jeshile nuk do të hapë të gjitha dyert

"Certifikata jeshile nuk ka peshën e një dokumenti që hap të gjitha dyert," komentoi para BNR avokatja Maria Petrova, specialiste në të drejtën mjekësore. Ai përmban informacione nëse pronari i tij është vaksinuar kundër Covid-19, nëse e ka kaluar..

botuar më 21-04-12 9.54.PD