Pronarët e objekteve tregtare të mbyllura për shkak të masave anti-epidemike këmbëngulin për hapjen e tyre, madje me çmimin e ditëve më të pakta të punës dhe një orari më të kufizuar të punës. Këtë e deklaroi Asociacioni Bullgar Retail në një letër dërguar Kryeministrit Bojko Borisov, Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev dhe ministrave të financave dhe të ekonomisë, njoftoi reporterja Natalia Gançovska. Nga masat anti-epidemike janë më të prekura objektet që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare.
“Përkrahja e shtetit në kuadrin e programeve për ndihmë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, “Ruajmë”, ose 10% prej xhiros së pakësuar, nuk janë të mjaftueshme dhe nuk mund të arrijnë deri tek të gjithë”, komentuan nga Asociacioni.Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e..
Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe..
Vendi ynë ka regjistruar një rekord të ri të vaksinave të bëra në ditë. Këtë e bëri ti ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Shëndetësisë në..