Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 324

Foto: arkiv

Më se gjysma e bullgarëve tashmë kanë imunitet kolektiv kundër Covid-19

Imuniteti kolektiv fillon të funksionojë. Mbi 50 për qind e njerëzve nuk do të reagojnë ndaj virusit, sepse ata janë imunë nga takimet e mëparshme me koronavirusët. Ne shohim vende me masa drastike në të cilat situata nuk është më e mirë sesa në Bullgari, tha në programin "Horizonti" të Radios Kombëtare Bullgare, Prof. Andrej Çorbanov, drejtor i Departamentit të Imunologjisë në Institutin e Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai theksoi se virusi nga Britania e Madhe ka dy mutacione kryesore dhe se virusi lëviz ndryshe ndër etnoset dhe grupet e ndryshme, për shkak të mjedisit specifik që siguron fondi gjenetik i etnosit përkatës. Fakti që një virus është shumë më ngjitës në një vend nuk do të thotë se do të jetë kështu në një tjetër, tha shkencëtari.


Shfuqizim i masave kufizuese dhe PCR teste për të gjithë që hyjnë në Bullgari

Shtabi Operativ Kombëtar rekomandon shfuqizimin gradual të masave anti-epidemike në Bullgari. Këtë e bëri të ditur në një mbledhje pune Kryeministri Bojko Borisov. Aktualisht në saje të masave të miratuara sëmundshmëria në vend sipas bazës 14 ditore është nën 100 veta për 100 000 veta dhe jemi një nga katër shtetet evropiane jashtë zonës së kuqe. Mirëpo, problemi është përhapja e variantit të ri të Covid-19, i cili tashmë është edhe në Bullgari.

U ripohua vendimi për rimëkëmbjen e mësimdhënies në shkollë të nxënësve nga klasa e 5 deri në klasën e 12-të që nga data 4 shkurt.

Pritet që sot Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov të japë urdhër për hyrje në territorin e vendit të të gjithë shtetasve që vijnë nga vende të treta dhe nga BE-ja me PCR test të detyrueshëm, që të kufizohet përhapja e variantit të ri të koronavirusit te ne.


Ministri i Shëndetësisë nuk është i prirë për hapjen e lokaleve

Kanë për t’u zhvilluar takime dhe bisedime me përfaqësuesit e restoranteve në vendin tonë, tha në qytetin Stara Zagora Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në lidhje me tensionin në biznesin e restoranteve, njoftoi BTA.

“Që nga fillimi i shkurtit, shkollat ​​do të hapen për nxënësit nga klasa 5 deri në 12, dhe lehtësohen masat në kulturë dhe në sport. Sapo të shohim që shkalla e sëmundshmërisë dhe e vdekshmërisë mbetet e qëndrueshme, atëherë do të flasim për lehtësim në sektorët vijues. Ajo që më bën të lumtur është që në të gjitha bisedat javët e fundit nuk ka komente për spitale të mbipopulluara dhe jetë të humbura për ambulanca të vonuara. Kjo është e kaluara, falë përpjekjeve të të gjithëve”, tha Angellov.


Biznesi mbështes lehtësimin e masave antiepidemike

Biznesi miraton lehtësimin gradual të masave kufizuese për shkak të pandemisë,  tha para BTA Cvetan Simeonov, kryetari i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.

Bullgarët janë të arsyeshëm dhe nëse shihet që incidenca po rritet, ata do të bien dakord përsëri për të forcuar masat. Megjithatë, tani ka një rënie në rastet e reja të koronavirusit dhe kufizimet mund të lehtësohen, shtoi ai.

Protesta kundër kufizimeve ka jo vetëm në Bullgari - ato janë një përgjigje e arsyeshme e industrisë, tha Cvetanov lidhur me protestat e përgatitura nga biznesi i restoranteve, që kërkojnë hapjen e restoranteve nga fillimi i shkurtit.


Tregtarët këmbëngulin për hapjen e objekteve të mbyllura për shkak të Covid-19

Pronarët e objekteve tregtare të mbyllura për shkak të masave anti-epidemike këmbëngulin për hapjen e tyre, madje me çmimin e ditëve më të pakta të punës dhe një orari më të kufizuar të punës. Këtë e deklaroi Asociacioni Bullgar Retail në një letër dërguar Kryeministrit Bojko Borisov, Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev dhe ministrave të financave dhe të ekonomisë, njoftoi reporterja Natalia Gançovska. Nga masat anti-epidemike janë më të prekura objektet që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare.

“Përkrahja e shtetit në kuadrin e programeve për ndihmë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, “Ruajmë”, ose 10% prej xhiros së pakësuar, nuk janë të mjaftueshme dhe nuk mund të arrijnë deri tek të gjithë”, komentuan nga Asociacioni. 


Një dërgesë e re vaksinash mbërriti në Bullgari

Mbi 14 000 doza të vaksinave Pfizer janë shpërndarë në Bullgari. 83 mijë doza të tjera nga i njëjti prodhues priten në shkurt dhe në mars – gjithsej 104 mijë, ndërsa për muajin mars shuma nuk është e caktuar përfundimisht . Këtë e tha para gazetarëve drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Në fund të javës priten 3600 doza Moderna, njoftoi reporterja jonë Poli Naçeva.

Nëse Komisioni Evropian jep lejë për vaksinën AstraZeneca ne do të presim një dërgesë prej saj në shkurt. "Për momentin nuk ka asnjë informacion përfundimtar nga AstraZeneca dhe KE, prandaj jemi duke punuar mbi disa skenarë, kështu që nëse ka një vonesë të mund të përgjigjet," tha Kirillov. Sipas tij mund të ketë një vaksinë të katërt të autorizuar, e cila do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e vaksinimit.


Masat kundër Covid-19 bllokuan gripin sezonal

Deri më tani, nuk ka viruse të provuara të gripit në laboratorin tonë, gjë që është e pazakontë. Epidemia e gripit zakonisht fillonte në këtë periudhë të vitit, komentoi Prof. Nelli Korsun për bTV. Si drejtuese e Laboratorit Kombëtar të Referencës për Gripin dhe Sëmundjet Akute të Frymëmarrjes në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, ajo shpjegoi se aktualisht qarkullimi i viruseve të gripit në të gjithë Evropën është shumë i ulët.

Vetëm 13 viruse të gripit u zbuluan në Evropë javën e kaluar, gjë që është jashtëzakonisht e pazakontë. Sipas Prof. Korsun, kjo është për shkak të masave antiepidemike në lidhje me koronavirusin. Me sa duket, ato gjithashtu kanë një efekt në përhapjen e viruseve të gripit.


10% janë rastet e reja pozitive të Covid-19

121 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari pas gjithsej 1207 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, ose 10%. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje – 35, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë.

9 janë të vdekurit nga koronavirusi, ndërsa 180 janë të shëruarit brenda harkut të shënuar kohor. 2874 persona janë vendosur në spitale me infeksion të ri, 283 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër koronavirusit në Bullgari deri më tani është 26 143.

Rastet aktive janë 26 929. Derti tani në vend kanë vdekur gjithsej 8 820 njerëz nga koronavirusi. Shkalla e vdekshmërisë është 4.11%.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD