Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin turizmin SPA në kushtet e koronavirusit

Foto: arkiv

Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.

Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura  si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.

Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.

Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES

Më shumë nga rubrika

Bileta për teleferikun e skive në Bansko rritet me nja 10-15 për qind

Çmimi i biletës për teleferikun në një nga pushimoret më të njohura bullgare - Bansko, do të rritet me 10-15 për qind, tha për Radio Bllagoevgrad drejtori i zonës së skive Ivan Obrejkov. Shtrenjtimi imponohet për shkak të çmimeve më të larta të..

botuar më 21-11-29 11.48.PD

Pamporovo është duke përgatitur pistat për skiatorët

Pushimorja jonë dimëror Pamporovo në Rodopet po pret skiatorët e parë të sezonit. Temperaturat minimale aty tashmë zbritën nën zero gradë dhe impiantet e borës artificiale nga mbrëmja e djeshme po punojnë në zonat e pistave. Parashikohet që sezoni..

botuar më 21-11-25 12.14.MD

Hapet sezoni i skive në Bansko

Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë...

botuar më 21-11-20 6.00.PD
Подкасти от БНР