Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin turizmin SPA në kushtet e koronavirusit

Foto: arkiv

Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.

Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura  si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.

Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.

Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES

Më shumë nga rubrika

Sllënçev Brjag

Euronews prezantoi plazhet më të mira në Bullgari

Nëse aktualisht po ndjeni të ftohtin e dimrit dhe po ëndërroni për verën e përsosur të 2022-ës, Bullgaria duhet të jetë në krye të listës suaj të destinacioneve turistike. Këtë e shënon Euronews në një publikim të vet. Në bregun e Detit të Zi, i cili..

botuar më 21-12-14 4.41.MD

Barkodi do të gjurmojë rrugën e verës bullgare nga vreshti deri në gotë

Turizmi i verërave është një markë e pazhvilluar në të cilin vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm. Këtë e deklaroi Zëvendësministri i Bujqësisë Javor Geçev gjatë diskutimit me temën “Tendencat në biznesin turistik dhe preferencat e reja të..

botuar më 21-12-07 5.36.MD

Robotët në turizëm – a do të zëvendësojnë praninë njerëzore?

Covid-19 përshpejtoi jashtëzakonisht shumë të ashtuquajturat SMART teknologji në turizëm. Aplikimi i tyre është një garanci për sigurinë si të punonjësve në industri ashtu edhe të vetë mysafirëve, të cilët marrin shërbim të shpejtë, cilësor dhe mbi..

botuar më 21-12-04 1.45.MD
Подкасти от БНР