Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin turizmin SPA në kushtet e koronavirusit

Foto: arkiv

Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.

Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura  si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.

Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.

Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES

Më shumë nga rubrika

Pasiguri, rritje e çmimeve dhe mungesë stafi – qyteti Bansko në prag të sezonit të ri të skive

“Pasiguri – për të nesërmen tonë, për faturat e korrentit, për këtë nëse do të mundim të marrim në punë një personel, cilat do të jenë masat e radhës të pushtetit kundra shpërndarjes së virusit”- në këtë mënyrë Malin Bistrin, kryetar i Bashkimit..

botuar më 21-11-11 12.58.MD

Pamjet e fotografit Simeon Gajtanxhiev – momente të kapura të historisë

Pandemia e Covid-19 na detyroI të rimendojmë mënyrën tonë të jetesës dhe të udhëtimeve, duke stimuluar turizmin vendas. Por, një territor jo mjaft i studiuar prej tij janë të ashtuquajturat objekte urbex, me të cilat mund të ndeshemi  në çdo një..

botuar më 21-11-07 2.15.MD
Ujëvara “Pollska Skakavica”

Një ekspozitë fotografike e blogerëve të udhëtimit promovon turizmin në Bullgari

Një ekspozitë me fotografi unike të bëra nga blogerët bullgarë të udhëtimit do të promovojë turizmin e brendshëm në kushtet e pandemisë. Autorët e 25 fotografive janë anëtarë të organizatës joqeveritare ASTOM , e cila bashkon blogjet më të..

botuar më 21-11-06 2.15.MD