Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin turizmin SPA në kushtet e koronavirusit

Foto: arkiv

Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.

Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura  si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.

Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.

Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES

Më shumë nga rubrika

Pallati në Ballçik

Pallati i mbretëreshës rumune Maria në Ballçik është tërheqës edhe në pandemi

190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik..

botuar më 21-11-03 6.05.PD

Labirinti shkëmbor pranë fshatit Kranovo disponon një shteg të ri ekologjik

Labirinti në shkëmbinjtë gjendet në 60 kilometra nga qyteti Dobriç dhe përbën një itinerar të një traseje 3 kilometrash me markime në dy nivele me pikënisje në qendër të fshatit Kranovo. Janë të siguruara harta dhe tabela, të cilat tregojnë..

botuar më 21-10-31 10.35.PD

Fisnikëruan dhe siguruan zonën përreth muzeut “Hani Këkrinsko”

“Ky muze është jo vetëm një monument i kulturës dhe një objekt shumë i vlefshëm historik - ai është zemra dhe shpirti i fshatit tonë” në këtë mënyrë banuesit e fshatit Këkrina rreth qytetin Lloveç, motivojnë iniciativën e tyre për gjallërimin e..

botuar më 21-10-30 9.05.PD