Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 327

Foto: EPA/BGNES

Sëmundshmëria nga Covid-19 u ul në 90 veta në çdo 100 mijë

Masat kundra epidemiologjike po vazhdojnë  të japin rezultat dhe numri i njerëzve të shëruar është afro dy herë më shumë nga ky i të infektuarve me Covid-19, deklaroi në brifingun e rregullt mbi çështjet e koronavirusit ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai e ilustroi deklaratën e tij me faktin se sëmundshmëria ditore është ulur nën 100 veta në 100 mijë. Sipas fjalëve të tij, vetëm tre krahina janë ende në zonën e kuqe - Vraca, Kjustendill dhe Pleven.

Vendi ynë tanimë po renditet në vendin e 27 për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 11 për nga numri i rasteve të vdekjes në Bashkimin Evropian, informoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Gjatë dy javëve të fundit 125 veta tek ne janë sëmurur nga koronavirusi në çdo 100 mijë, kurse në këtë moment sëmuren 90 në 100 mijë, shtoi ai. Mbi 12 mijë mësues tanimë kanë bërë teste antigjeni dhe 26 prej tyre kanë dhënë një rezultat pozitiv, derisa tek personeli jo pedagogjik përmasat janë përkatësisht 3726 të testuar dhe 11 të infektuar.

Vaksinimi masiv në Bullgari mund të fillojë në fund të muajit shkurt

Vaksinimi masiv mund të fillojë që nga fundi i muajit shkurt, tha në brifingun e rregullt sot ministri i shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Me dy vaksinat e miratuara në këtë moment deri në fund të muajit qershor mund të imunizohen 1 milionë veta, por po të shtohet dhe ajo e Oksfordit, numri i tyre bëhet 2 milionë, mendon Bogdan Kirillov, kryetar i Agjencisë së Ilaçeve. Mjekët personalë disponojnë kushtet e domosdoshme në kabinetet e veta dhe do të mund të vaksinojnë deri më 20 veta në ditë.

Anëtarët e Komisioneve Elektorale do të vaksinohen vetëm po të dëshirojnë, nënvizoi ministri. Ai tha akoma se çdo njëri prej tyre në ditën e zgjedhjeve do t’u jepen maska, do të sigurohen po kështu dezinfektues dhe makina për filtrimin e ajrit në dhoma.

598 raste të reja të Covid-19 në Bullgari, 7672 janë të vaksinuarit dyfishë

Për 24 orët e kaluara në Bullgari janë regjistruar 598 raste të koronavirusit nga 13 279 teste të kryera, ose 4,5% e mostrave janë pozitive, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 150 nga rastet pozitive janë në Sofje.

Gjatë së njëjtës periudhë 28 persona vdiqën me Covid-19 dhe 627 u shëruan. 3795 u vaksinuan dje. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vaksinuar me një dozë të dyfishtë është 7672.

Rastet aktive të infeksionit me koronavirus në vend janë 26 448.

Numri i pacientëve të shtruar në spital me infeksion është 2865, përfshirë 265 në njësitë e kujdesit intensiv.

Njerëzit në karantinë, ose në spital do të mund të votojnë në kuti të lëvizshme votimi

Deputetët miratuan përfundimisht ndryshimet në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas tyre njerëzit në karantinë, ose në spital do të mund të votojnë në kuti të lëvizshme votimi. Ata duhet të deklarojnë dëshirën e tyre për të votuar në këtë mënyrë jo më vonë se tri ditë para ditës zgjedhore.

Në çdo seksion elektoral mund të ketë të paktën tre anëtarë, pavarësisht nëse është në Bullgari, ose jashtë shtetit.

Shtetasit bullgarë do të mund të votojnë, madje nëse afati i kartës së identitetit është skaduar, transmetoi reporterja Violeta Ashikova.

Bullgarët tremben më shumë nga bllokimi, sesa nga Covid-19

Mungesa e parashikueshmërisë – jo vetëm sa u përket horizonteve temporale, por edhe kritereve të paqarta, sipas të cilave do të fillojë hapja ekonomike në kushtet e pandemisë shqetëson shoqërinë bullgare më shumë sesa kërcënimi për shëndetin e tyre. Këtë e tregon një analizë e agjencisë sociologjike “Gallup”, i cili do të paraqitet sot në një debat online me temë “Covid-19 – dhe tani ku ?”

Shqetësimet për të ardhmen kanë arritur nivelet që nga fundi i vitit 2012, të cilat çuan në protesta socio-ekonomike. "Dmth. shqetësimi për ekonominë dhe financat personale fsheh rreziqe. Ndoshta do të pasqyrohet si një votë negative për qeverinë aktuale”, komentoi para Radios Kombëtare Bullgare Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i “Gallup”.

Studimi sociologjik i “Gallup International” është me kërkesë të Cvetelina Penkovës, anëtare e Parlamentit Evropian.

Në vendpushimin Bansko filloi punë një laborator PCR

Në vendpushimin dimëror Bansko në malin Pirin filloi punë një laborator për teste PCR, ku do të mund të testohen banorët dhe mysafirët e qytetit, si dhe pjesëmarrësit në garat e sporteve dimërore, bëri të ditur Bashkia e Banskos.

Ideja për krijimin e laboratorit është e bashkisë dhe e koncesionerit të ski-zonës.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD