Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia si dhe probleme të tjera të qëndrueshme e venë Bashkimin Evropian përpara një zgjedhjeje të rëndësishme

Foto: © REUTERS/Juan Medina

Pandemia nga Covid-19 është një temë kryesore në axhendën botërore, por reagimi i vonuar i institucioneve evropiane akoma gjatë rasteve të para tregoi dobësinë e tyre të mbrojnë qytetarët evropianë. Në këtë sfond u paraqitën dhe një sërë problemesh të tjera, të thelluara me vite.

“Kriza në Evropë është e lidhur me këtë, se pak nga pak dhe pa bërë zë u ndryshuan vlera dhe ide, të parashtrira në fondamentet e Evropës. Ajo e cila qe ndërtuar në vazhdim të disa shekujve si demokraci, shembull për të gjithë botën - deklaroi zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov në kohën e një debati, organizuar  nga Grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropian. Rrethe të caktuara, me fiks-idetë e veta të ndryshojnë diçka për shkak të vetë ndryshimit, çuan deri në këtë qësistemi imun i shteteve kombëtare u dobësua”.

Pandemia na tregoi dhe se edhe kur të bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e milionë njerëzve, përsëri është e mundur të mbizotërojnë interesat korporatave dhe ekonomike, kurse të pasurit të bëhen akoma më të pasur për llogari të të tjerëve - vuri në dukje akoma zëvendëskryeministri Karakaçanov, i cili është lider i partisë nacionaliste VMRO–Lëvizja Kombëtare Bullgare.

Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të zgjedhë, nëse do të vazhdojë të imponojë vlera dhe politika jo tipike për popujt evropianë, ose do të kthehet drejt rrënjëve të veta, është kategorik eurodeputeti  Angjell Xhambazki nga VMRO:  

“Bashkimi Evropian duhet të jetë një bashkim i shteteve kombëtare. Nuk ka asnjëfarë dyshimi se lufta jonë do të jetë në këtë të mund të ruhet sovraniteti i shteteve në kryeqytetet e tyre. Pikërisht kjo ideja e krijimit të Bashkimit Evropian, të tillë të cilin ne e kemi parë, pranuar dhe ndaj të cilit kemi dashur të aderohemi. E ardhmja e Evropës, për ne, do të thotë më shumë siguri, mbrojtje të kufijve të jashtëm, moslejimin e migracionit ilegal, moslejimin e ndonjë farë grupeve shumë të vogla por të zhurmëta, të cilët janë përcaktuar për pakica në shtetin e vet, të mundohen të na thonë se cila duhet të jetë rruga jonë dhe si duhet të zhvillohen shtetet tona.”

Psikiatri Ljubomir Kanov e drejton vëmendjen ndaj njëproblemi tjetër  jo më pak të rëndësishëm në Bashkimin Evropian - prova të imponohen stereotipa të caktuar, të cilët e drejtojnë shoqërinë tonë drejt depersonalizimit:

“Kontrolli mbi njeriun fillon me kontroll mbi gjuhën dhe mendimin e tij. Sot modeli i Oruellit, i maskuar si liri, mundohet të përdorë frikën dhe turpin, me ndihmën e të cilave të imponojë idetë për një liri të falsifikuar në trurin e të rinjve”.  Sipas tij e gjithë kjo çon deri në një gërryerje të trurit të të rinjve dhe humbjen e ndjenjës së një identiteti kombëtar.  

Pikëpamja konservatore është zëri i arsyes së shëndoshë sa i përket akoma një problemi tjetër të dhimbshëm për Bashkimin Evropian - emigrantët ilegalë nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika. Zakonet e tyre, mënyra e jetesës dhe e sjelljes në asnjë mënyrë nuk përfshihen në normat e vendosura evropiane. Kështupapritmas  valët e emigrantëve u kthyen në një kërcënim bazë për themelet, mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian - identiteti, traditat dhe zakonet e çdo një vendi anëtar. Në lidhje me këtë përfaqësuesja popullore Maria Cvetkova vë aksent mbi sigurinë:


“Pikërisht gratë janë objekt i kërcënimeve, i dhunës dhe i sulmeve të emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Emigrantët janë një kërcënim dhe për familjen tradicionale evropiane. Duke ardhur këtu ata nuk duan të integrohen  dhe të respektojnë normat evropiane. Ja këtu arrijmë deri tek hipokrizia e të gjitha atyre qarqeve liberale, të cilat e mbrojnë Konventën e Stambollit nën pretekstinse ajo mbron gratë nga dhuna. Por në të njëjtën kohë, ata janë mes të parëve, të cilat e mbrojnë statutin  dhe të drejtat e ilegalëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD