Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 149 vjet nga lindja e Goce Dellçevit

Goce Dellçev
Foto: arkiv

Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.

Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.


Më shumë nga rubrika

Sot festojmë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë

Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878 , pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin..

botuar më 21-09-22 9.55.PD

Nderojmë Shenjtoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse nderon Dëshmoret e Shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. U bëhet homazh virtyteve që na mbështesin - mençurisë, besimit, shpresës dhe dashurisë. Mençuria njeh, sheh dhe ndihmon. Ajo e merr forcën..

botuar më 21-09-17 10.26.PD

Nderojmë simbolin e fitores së Krishtit mbi vdekjen

Më 14 shtator kisha ortodokse feston Lartësimin Universal të Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit ose Ditën e Kryqit. Kjo është një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të cilat shënojnë ngjarje nga të ashtuquajturit rreth ungjillor. Ndryshe..

botuar më 21-09-14 7.15.PD