Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 149 vjet nga lindja e Goce Dellçevit

Goce Dellçev
Foto: arkiv

Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.

Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.


Më shumë nga rubrika

Hyrja e Princit Aleksandër I në Plovdiv, 10 shtator 1885

Më 6 shtator 1885 Bullgaria bëhet përsëri një shtet i bashkuar

Më 3 mars 1878, bëhet realitet një ëndërr e madhe e patriotëve për një kohë të gjatë - pas një pranie pesëshekullore brenda Perandorisë Osmane, Bullgaria përsëri spikat  në hartën politike të Evropës. Liria më në fund ka ardhur, në konturët e shtetit të..

botuar më 21-09-06 7.00.PD

Një ekspozitë në Muzeun e Historisë Ushtarake ofron një perspektivë të ndryshme për Bashkimin

Në lidhje me Ditën e Bashkimit - 6 shtatori, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake propozon një shëtitje historike 136 vjet mbrapa me ekspozitën “Sofja - kryeqyteti i Bullgarisë së bashkuar ”. Një hartë e posaçme prezanton 12 lokacione në kryeqytet të..

botuar më 21-09-05 10.05.PD

Kisha Ortodokse Bullgare feston Ditën e Shën Aleksandrit

Më 30 gusht Kisha Ortodokse Bullgare feston transferimin e eshtrave të Shën Alexander Nevskit dhe Ditën e Shën Aleksandrit të Kostandinopojës, i cili ka jetuar gjatë udhëheqjes së Kostandinit të Madh. Princi Aleksandër I Jaroslaviç Nevski ka..

botuar më 21-08-30 2.41.MD