Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 149 vjet nga lindja e Goce Dellçevit

Goce Dellçev
Foto: arkiv

Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.

Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.


Më shumë nga rubrika

Festivali "Ditët e Paraardhësve - Pliska 2021" na kthen në Bullgarinë Mesjetare

Në Rezervatin Historik Arkeologjik "Pliska" (që ndodhet 28 km. në verilindje të qytetit të Shumenit) do të zhvillohet Festivali i Nëntë Mesjetar "Ditët e Paraardhësve - Pliska 2021". Ai prezanton Mesjetën bullgare nga shekulli VII deri në XIV dhe..

botuar më 21-08-07 5.55.PD

Kisha më e vjetër funksionuese në qytetin Pomorie ruan me xhelozi ikonën e Shpëtimtarit

Më 6 gusht Kisha jonë Ortodokse feston Shpërfytyrimin e Shenjtë të Zotit, si një kujtim të lavdisë dhe fuqisë qiellore të Jezu Krishtit, i cili është transformuar para tre dishepujve të tij. Kjo është një nga mrekullitë më të mëdha të kryera nga..

botuar më 21-08-06 7.15.PD

118 vjet nga fillimi i Kryengritjes së Ilindenit

Me ngjarje të shumta në Plovdiv, Ruse, Haskovo dhe Bllagoevgrad Bullgaria nderon sakrificën e heronjve të Kryengritjes së Ilindenit. Më 2 gusht 2021 (sipas kalendarit të vjetër, sipas stilit të ri kjo është data 20 korrik) shënohen 118 vjet nga..

botuar më 21-08-02 1.19.MD