Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Torta e njohur “Garash” është krijuar në Bullgari

Kosta Garash e shpik recetën për nder të princit Batenberg

Foto: arkiv

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga krijimi i saj, torta e njohur “Garash” gjithmonë merr pjesë në vitrinat e ëmbëltoreve. Mjerisht, shumë pak njerëz e dinë se kush është Kosta Garash - “prindi” i saj, i cili i ka dhënë jetë idesë së tij pikërisht në Bullgari.

Në vitet e para të Atdheut të sapoçliruar, një i ri austro-hungarez mbërrin në Ruse, me ambicien të verë në praktikë dhe për të zbatuar gjerësisht atë që ka mësuar në shkollën e ëmbëlsirave në Vjenë. Mes mureve të hotelit aristokratik  “Isljah Hane” ai do të krijojë një kryevepër, shija e së cilës tepër fine gjithmonë do të kthejë në atdheun tonë përmes emocioneve dhe kujtimeve persona të njohur, qytetarë elitarë, personalitete nga bota artistike.

Kosta Garash zgjedh vendin më të mirë, që të mund të shpalosë talentin e vet - qytetin buzë lumit Danub, i cili ka sjellë më të mirën nga fryma dhe traditat evropiane, dhe hotelin më elitar, i vetmi i cili ka ndodhur në katalogët e njohur gjatë asaj kohe.

“Një shans i madh për zhvillimin e qytetit Ruse është fakti se gjatë vitit 1864 ai bëhet një qendër administrative e një rrethi të madh, i cili përfshin të gjithë Bullgarinë Veriore - tregon historiania Veselina Antonova.

Atëherë ndodhin ndryshime të shumta në planifikimin urban të qytetit, ai fiton një pamje evropiane dhe dallohet mjaft nga qytetet e tjera në Perandorinë Osmane.Njëkohësisht, banuesit e qytetit Ruse shumë shpejt pasurohen, shumë shpesh udhëtojnë deri në Evropën Perëndimore dhe sjellin me vete luksin, jetën, sjelljet, veshjet, kompletet e trapezarisë. Në pothuajse çdo një shtëpi ka piano, violinë ose ndonjë instrument tjetër muzikor, koncertet në kushtet shtëpiake bëhen shumë të njohura dhe pasurojnë kulturën e përgjithshme në qytet. E gjithë kjo i tërheq specialistët evropianë, mes të cilëve është dhe familja Garash”.

Hoteli i marrë me qira nga familja, i cili ka qenë i pajisur sipas modës së fundit dhe me abazhurë prej kristali të cilët varen nga tavanet, u propozon miqve të vet elitarë shumë luks, dëfrime fine, gjellë dhe pije të klasës së parë dhe një kopsht me lule të shumta me pamje ndaj lumit Danub. Pikërisht në “Isljah Hane” princi i ri Aleksandër Batenberg  pret mbretin suedez Oskar i II, atë serb  Millan Obrenoviç dhe atë rumun Karoll I dhe shpesh viziton ballot të cilat tanimë janë afirmuar.


Torta “Garash” është e krijuar për miqtë, të cilët Aleksandër Batenberg i pret në qytetin Ruse - thotë akoma Veselina Antonova. Siç dihet, princi i sapo zgjedhur për herë të parë shkel në tokën bullgare pikërisht në qytetin Ruse dhe banorët i organizojnë ballon mundësisht më të mirë.  

Flitet se në këtë mbrëmje partnere e tij ka qenë Ekaterina Karavellova - bashkëshortja e ardhshme e kryeministrit Petko Karavellov. Mësuesja e re dhe e bukur mbërrin nga Rusia, ku ka përfunduar arsimin e vet, dhe si një përkthyese e princit e prezanton përpara rretheve bullgare”.

Pavarësisht se krijuesi i tortës “Garash” vjen nga tokat austro hungareze receta e tij mbështetet tek shijet dhe produktet bullgare. Ai e punon pendespanjën prej arrave të mbledhura nga pemët buzë Danubit, vezësh dhe sheqeri, kurse për mbushjen dhe për glazurën e sipërme përdor “buter” dhe çokollatë të zezë.

Gjatë vitit 1894, Kosta Garash i cili ka qenë 35 vjeç martohet me serben Elena, kurse disa vjet më vonë vendoset në Sofje, ku punon në grand-hotelin e njohur të Johan Palah me një pastiçeri të klasës më të lartë. Gjatë vitit 1912 bashkëshortja e tij vdes, kurse pas 5 vjetëve dhe Kosta Garash ikën nga kjo botë. Që të dy lënë si amanet që eshtrat e tyre të lihen në qytetin i cili ka vënë fillimin e dashurisë së tyre.


Përveç recetës për tortën “Garash”, nga krijuesi i saj banuesit e Ruses kanë mësuar dhe fjalë të tjera të shumta si “buter”, “strudel”, “kifle vjenezе” të cilat janë bërë pjesë përbërëse nga fjalori e tyre akoma gjatë shekullit të 19. Mjerisht, godinat e bukura në të cilat Kosta Garash përmes krijimeve të tij lë dhe zemrën e vet, prej kohe ekskavatorët i kanë zhdukur nga faqja e dheut. Por, derisa të ekzistojë miniatura prej çokollate e krijuar prej tij, rreth emrit të tij gjithmonë do të kundërmojë një aromë e ëmbël një ndjenjë e kohës dhe shijes së hollë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, bulgarianhistory.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD