Lindur në fshatin Doganhisar, Trakia e Egjeut, Petko Kirkov u bë kaçak në moshë të hershme dhe organizoi një çetë në mbrojtje të bullgarëve, grekëve dhe madje turqve të padrejtë. Ai mori pjesë aktive në vitet e luftërave çlirimtare, si dhe pas kësaj. Në ndërgjegjien e bullgarëve ai mbetet një mbrojtës trim i të varfërve dhe i të padrejtëve.
Atij iu kushtuan një dramë historike biografike në 12 seri, e shkruar nga shkrimtari Nikollaj Hajtov. Në fillim të çdo serie, Hajtovi përshkruan kontekstin e situatës politike në Perandorinë Osmane dhe veçanërisht në Rodopet Lindore, ku Kapedanit Petko Vojvoda zhvillonte një veprimtari aktive.
Ky bullgar sypatrembur u tërhoq nga grekët në vjeshtën e vitit 1864 në luftën kundër Turqisë. Pastaj u nis për në Maqedoni, ku mori pjesë në organizimin e veprimtarive revolucionare, dhe më pas shkoi në Itali. Në fillim të vitit 1866 ai u takua me Giuseppe Garibaldi dhe qëndroi në shtëpinë e tij. Të dy organizuan të famshmen “skuadrën Garibaldi”, e cila mori pjesë në kryengritjen e Kretës.
Patrioti dhe luftëtari i madh për lirinë i të gjithë popujve ballkanas vdiq më 7 shkurt 1900 në Varna.
Sot, përpara monumentit të vojvodës në Haskovo dy organizata të pasardhësve të bullgarëve nga Trakia - Shoqata e Pavarur Trake “Dogan Hisar” dhe Shoqëria Trake “Georgi Sapunarov” bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule për nder të revolucionarit bullgar.
“Vetëm në portin e Burgasit jeta më mbush me admirim!” Kështu fillon vjersha “Porti” nga viti 1969 i Hristo Fotevit, një nga poetët bullgarë më frymëzues të historisë sonë të re dhe një figurë-emblemë e vendlindjes së tij Burgas. Ai,..
Nga Veliko Tërnovo nisi Pelegrinazhi Kombëtar përgjatë rrugës së lipsaneve të Shën Ivan Rillski . Rruga nga kryeqyteti i vjetër deri në Manastirin e Rilës është 700 km dhe kalon nëpër 70 kisha dhe manastire. Më 6 gusht pelegrinazhi përfundon në..
Në periudhën e viteve 1925 – 1926 përafërsisht 10 000 bullgarë besarabë të joshur nga premtime për një jetë të rregulluar mirë, mbërritën në Brazil. Mirëpo, shpresat e tyre u shuan. Ata u detyruan të punonin në plantacionet si skllevër të bardhë në..
Mbreti Samuill ishte sundimtari i një shteti të madh mesjetar, të cilin shumica e studiuesve modernë historikë e konsiderojnë të jetë mbretëria bullgare e..