Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë kujtimin e Kapedanit Petko Vojvoda

Bust-monumenti i Kapedanit Petko Vojvoda në fshatin e lindjes Doganhisar
Foto: Bozhidar Çollakov

Lindur në fshatin Doganhisar, Trakia e Egjeut, Petko Kirkov u bë kaçak në moshë të hershme dhe organizoi një çetë në mbrojtje të bullgarëve, grekëve dhe madje turqve të padrejtë. Ai mori pjesë aktive në vitet e luftërave çlirimtare, si dhe pas kësaj. Në ndërgjegjien e bullgarëve ai mbetet një mbrojtës trim i të varfërve dhe i të padrejtëve.

Atij iu kushtuan një dramë historike biografike në 12 seri, e shkruar nga shkrimtari Nikollaj Hajtov. Në fillim të çdo serie, Hajtovi përshkruan kontekstin e situatës politike në Perandorinë Osmane dhe veçanërisht në Rodopet Lindore, ku Kapedanit Petko Vojvoda zhvillonte një veprimtari aktive.

Ky bullgar sypatrembur u tërhoq nga grekët në vjeshtën e vitit 1864 në luftën kundër Turqisë. Pastaj u nis për në Maqedoni, ku mori pjesë në organizimin e veprimtarive revolucionare, dhe më pas shkoi në Itali. Në fillim të vitit 1866 ai u takua me Giuseppe Garibaldi dhe qëndroi në shtëpinë e tij. Të dy organizuan të famshmen “skuadrën Garibaldi”, e cila mori pjesë në kryengritjen e Kretës.

Patrioti dhe luftëtari i madh për lirinë i të gjithë popujve ballkanas vdiq më 7 shkurt 1900 në Varna.

Sot, përpara monumentit të vojvodës në Haskovo dy organizata të pasardhësve të bullgarëve nga Trakia - Shoqata e Pavarur Trake “Dogan Hisar” dhe Shoqëria Trake “Georgi Sapunarov” bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule për nder të revolucionarit bullgar.




Më shumë nga rubrika

Si bullgarët besarabë arritën deri në Brazil në fillim të shekullit të XX

Emigracioni bullgar në Brazil në gjysmën e parë të shekullit të XX është në fakt besarabë, jo ai që nisi nga fshatrat bullgare për në Argjentinë dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut. Ky është një fakt, i cili i bënë një përshtypje më të fortë..

botuar më 22-06-27 7.05.PD

Një prototip i satelitit të parë bullgar në Tokë do të ekspozohet së shpejti në qytetin Stara Zagora

Për gati 41 vjet, sateliti i parë bullgar fluturon në orbitën e Tokës. Në atë kohë, "Intercosmos Bulgaria-1300" ishte modeli më i fundit i teknologjisë në anijen kozmike, thonë ekspertët. Ata rikujtojnë se gjithmonë kur krijohen aparate kozmike,..

botuar më 22-06-26 11.15.PD

Bullgaria ka qenë një qendër tërheqëse për kontrabandistët e drogës në fillim të shekullit të njëzetë  

Që nga viti 1988, Bullgaria e feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm të lëndëve narkotike.Megjithatë, ka  një periudhë në historinë tonë në të cilën shteti madje ka inkurajuar popullsinë..

botuar më 22-06-26 7.15.PD