Shoqata civile “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” – organizatorët e protestave civile, të cilat vazhdojnë mbi 200 ditë, parashtruan dokumente në Komisionin Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të dyja formacionet do të marrin pjesë së bashku në koalicionin “Ngrihu! Kriminelët Jashtë!”, në qoftë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i miraton dokumentet e parashtruara.
Koalicioni do të marrë pjesë në zgjedhje me tri parti të regjistruara – Lëvizja “Bullgaria e Qytetarëve”, Lëvizja 21 dhe Partia Popullore Unike. Në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm parti politike, ndërsa “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” nuk janë regjistruar si parti.
Liderja e “Ngrihu.BG” bëri të ditur se qëllimi i tyre kryesor është demontazhi i modelit të tanishëm të qeverisjes.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..
BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit..
Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi..
Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të..