Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizatorët e protestave parashtruan dokumente për pjesëmarrje në zgjedhje

Foto: BGNES

Shoqata civile “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” – organizatorët e protestave civile, të cilat vazhdojnë mbi 200 ditë, parashtruan dokumente në Komisionin Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të dyja formacionet do të marrin pjesë së bashku në koalicionin “Ngrihu! Kriminelët Jashtë!”, në qoftë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i miraton dokumentet e parashtruara.

Koalicioni do të marrë pjesë në zgjedhje me tri parti të regjistruara – Lëvizja “Bullgaria e Qytetarëve”, Lëvizja 21 dhe Partia Popullore Unike. Në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm parti politike, ndërsa “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” nuk janë regjistruar si parti.

Liderja e “Ngrihu.BG” bëri të ditur se qëllimi i tyre kryesor është demontazhi i modelit të tanishëm të qeverisjes.