Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizatorët e protestave parashtruan dokumente për pjesëmarrje në zgjedhje

Foto: BGNES

Shoqata civile “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” – organizatorët e protestave civile, të cilat vazhdojnë mbi 200 ditë, parashtruan dokumente në Komisionin Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të dyja formacionet do të marrin pjesë së bashku në koalicionin “Ngrihu! Kriminelët Jashtë!”, në qoftë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i miraton dokumentet e parashtruara.

Koalicioni do të marrë pjesë në zgjedhje me tri parti të regjistruara – Lëvizja “Bullgaria e Qytetarëve”, Lëvizja 21 dhe Partia Popullore Unike. Në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm parti politike, ndërsa “Ngrihu.BG” dhe “Trioja Helmuese” nuk janë regjistruar si parti.

Liderja e “Ngrihu.BG” bëri të ditur se qëllimi i tyre kryesor është demontazhi i modelit të tanishëm të qeverisjes.


Më shumë nga rubrika

Ivan Maxharov

Ministri i Shëndetësisë u takua me mjekët protestues nga "Porogov"

Përfaqësuesit e mjekëve protestues nga Spitali i Urgjencës “Pirogov” u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të dalë nga tensioni për shkak të shkarkimit të profesorit Asen Balltov nga..

botuar më 21-07-21 6.09.MD

Çfarë kërkuan deputetët ditën e parë të Parlamentit të ri të 46?

Ditën e parë të punës së Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor u paraqitën projektligjet dhe kërkesat e para. "BSP për Bullgarinë" prezantoi një projekt-ligj për të moshuarit që të sigurojë aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore, mbështetjen..

botuar më 21-07-21 4.22.MD

920 milion euro për shkencën dhe arsimin në Planin e Rimëkëmbjes

Më shumë se 920 milion euro janë parashikuar për arsimin dhe shkencën në Planin Kombëtar të Bullgarisë për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, të cilin vendi do t'ia dërgojë Komisionit Evropian për miratim. Prioritetet kryesore në sektor janë krijimi deri..

botuar më 21-07-21 1.30.MD