Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri maqedonas akuzon Bullgarinë për “anakronizëm”

Andrej Kovaçev
Foto: arkiv

“Për cilat negociata dhe çfarë kompromisesh shpreson Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev me kaq shumë akuza, gënjeshtra dhe urrejtje ndaj Bullgarisë?” Këtë e komentoi eurodeputeti dhe zëvendës kryetar i Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev lidhur me deklaratën e Kryeministrit Maqedonas para Këshillit Atlantik, në të cilën Bullgaria akuzohet se ka një pozicion “anakronik” ndaj Maqedonisë së Veriut, njoftoi BGNES.

Zaev u ankua para organizatorëve amerikanë të forumit se "pozita joparimore e Bullgarisë pengoi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE, e cila do të duhej të shënonte fillimin e negociatave”, njoftoi BTA.


Подкасти от БНР