Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mallrat e dorës së parë u shtrenjtuan me 3 për qind

Sindikalistët ngulin këmbë për rritjen e të ardhurve me 15 për qind dhe për ruajtjen e vendeve të punës

Kostoja e jetesës në Bullgari rritet me 1 për qind mbi bazë vjetore

Foto: arkiv

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari njoftoi rezultatet e përgjithësuara për tendencat në koston e jetesës në Bullgari gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020. Sipas analizës së sindikatës për një person të familjes janë të domosdoshme të ardhura bruto nga 638 leva ose 326 Euro për muaj, gjë që është 25 leva ose 12.78 Euro, ose 1 për qind rritje të totalit të jetesës për një vit. Në krahasim me 3 vitet e mëparshme, kjo është rritja më e ulët në shtimin e kostos së jetesës tek ne, evidentojnë nga sindikata. Tani për jetën normale e një familjeje me 4 anëtarë në Bullgari janë të domosdoshme të ardhura totale të anëtarëve që punojnë nga 2542 leva ose 1299 Euro. Të dhënat bazohen në standardet bullgare të konsumit, me të cilat ky tregues krahasohet gjatë viteve.

Ushqimet janë faktori kryesor për rritjen e indeksit të përgjithshëm të shportës së konsumit. Për vitin e kaluar një rritje më e dukshme e çmimit është vërejtur për bukën dhe drithërat, dhe disa bulmetra - me 5 për qind, edhe yndyrat shtazore dhe bimore janë rritur me 14 për qind . Sheqeri gjithashtu është rritur në çmim  me 4 për qind. Ka një rritje në çmimet e mallrave thelbësore me një mesatare prej 3 për qind për vitin 2020. Për krahasim, në 2 vitet e mëparshme rritja e tyre ishte rreth 10 për qind. Kjo do të thotë që për familjet me konsum të kufizuar në kushtet e pandemisë, rritja e mallrave të dorës së parë zvogëlon buxhetin në fusha të tjera të shpenzimeve, të tilla si arsimi, shëndetësia, veshja dhe mobilie, tregojnë të dhënat e sondazhit të sindikatës.

Në analizën e shtimit të pagës së punës për tremujorin e katërt të vitit 2020 sindikalistët vënë re, se po ulet numri i vendeve të punës për punëtorët me kualifikim të ulët dhe po rritet numri i vendeve të punës për profesionet me kualifikim më të lartë. Ky është shkaku për rritjen e rrogës së mesme të punës tek ne, pra rritja është në llogari të kufizimit të numrit të punëtorëve me paga të ulëta.

Papunësia në Bullgari është nën nivelet e mesme evropiane për vitin e kaluar, por ajo do të rritet dhe shpresojmë të mos shkaktojë tronditje” – tha Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Sipas të dhënave të sindikatës do të nevojitet një resurs nga afro 600 milion leva për të vazhduar masat për ruajtjen e vendeve të punës të paktën deri në mesin e vitit 2021.

“Shohim se atë që del si rroga mesatare është më e ulët me 16 për qind nga të ardhurat e domosdoshme për mbajtën e një familjeje” – interpreton të dhënat Pllamen Dimitrov:

“Ne e dimë që paga mesatare nuk është mesatare, dhe se pothuajse 2/3 e punëtorëve bullgarë marrin më pak se paga mesatare kombëtare. Në të njëjtën kohë që nga viti 2008 paga neto është dyfishuar, domethënë me 109 për qind dhe tani në tremujorin e fundit të vitit 2020 është 1065 leva (544 Euro). Ndërsa kostoja e jetesës për këtë periudhë është rritur me rreth 3.4 për qind dhe nga 937 leva (479 Euro) në 2008, tani është 1271 leva (649 Euro). Ky është një trend i qartë i konvergjencës së dy treguesve. Por këto fonde ende nuk janë të barazuar dhe ky është pretendimi ynë kryesor - rritja e të ardhurave në Bullgari. Shuma neto e të ardhurave duhet të jetë së paku 15 për qind përpara mjeteve të jetesës në mënyrë që të ketë një pjesë mjaft të madhe të familjeve për të mbuluar kostot themelore të jetesës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..

botuar më 24-03-14 3.33.MD

Inflacioni po ngadalësohet

Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..

botuar më 24-03-14 3.01.MD
Kristalina Georgieva

Është realiste që Bullgaria të vërë në qarkullim euron në vitin 2025

Nuk do të fiksoja një datë, e rëndësishme është që në vitin 2025 Bullgaria të jetë në Eurozonë dhe kjo është realiste. Këtë e tha Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një konferencë në Sofje. Ne e dimë..

botuar më 24-03-12 11.31.PD