Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Prishtina ka deklaruar se do të hapë Ambasadë të Kosovës në Jerusalem

Benjamin Netanyahu

Ministri i jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi shpalli se “Kosova ka dërguar aplikacion për hapjen e ambasadës së vet në Jerusalem dhe se të dyja vendet kanë vendosur kontakte diplomatike më 1 shkurt”. Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri të ditur në faqen e tij në Twitter, se ky është “shteti i parë mysliman i cili e transferon ambasadën e vet në Jerusalem”, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Në lidhje me lajmin, presidenti turk Rexhep Erdogan  deklaroi se “Kosova e ka tradhtuar dhe atë, dhe botën myslimane.” Zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Hami Aksoy theksoi se “premtimi i Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutat e OKB-së sa i përket statusit të Jerusalemit.”

Rumania po planifikon një deficit buxhetor rrezikues

Florin Cîțu

Kryeministri rumun Florin Cîțu njoftoi se projektbuxheti për vitin 2021, i cili u shpall për një shqyrtim publik, parashikon një rritje ekonomike të Produktit të Brendshëm Bruto prej 4,3% dhe një deficit në thesar prej 7,15%. Produkti i Brendshëm Bruto pritet që të dalë në 229 miliardë euro, duke mbetur në nivelin e viteve 2019 dhe 2020. Cîțu nënvizoi se në këtë periudhë shpenzimet janë rritur jashtëzakonisht shumë. “Gjatë vitit 2021 shumica e vendeve nga Bashkimi Evropian  do të pakësojnë deficitin e vet deri më rreth 6%. Kjo është një përpjekje e madhe, kështu që ne duhet të kryejmë punën. Gjendemi nën llupën e investitorëve të huaj  dhe të agjencive të vlerësimit”, tha kryeministri dhe bëri thirrje për reforma strukturore. Pensionet do të shtohen, ashtu siç është planifikuar, por do të shkurtohen shpenzime të tjera sociale, pohon kryeministri, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare.

1,6 milionë shqiptarë kanë ikur nga atdheu i tyre

Instituti Shqiptar i Statistikës njoftoi se numri i qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë shtetit, ka arritur 1,6 milionë në fund të vitit 2020. Kundrejt 1,08 milionë gjatë regjistrimit të vitit 2011, shtimi është me 600 000 veta. Tendenca rritëse është e stimuluar nga kriza ekonomike gjatë vitit 2008 dhe heqja e vizave me Bashkimin Evropian gjatë dhjetorit të vitit 2010. Emigracioni ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, nga elita deri tek më të varfrit dhe grupet e margjinalizuara, dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha regjionet, por tani po ikin më tepër shqiptarë të rinj dhe të arsimuar, transmetoi agjencia BGNES.

Deri në vitin 2023 Turqia do të ketë një kontakt me Hënën


Misione deri në Hënë, një kozmodrom turk dhe fluturim kozmik të një turku, parashikon  programi ambicioz kozmik turk, i shpallur  nga presidenti Rexhep Erdogan. Në Ankara, në takimin me Agjencinë Kozmike Turke TUA të krijuar gjatë vitit 2018, Erdogani njoftoi se po planifikohet që gjatë 10 vjetëve të ardhshme vendi të ketë “kontaktin e vet të parë me Hënën” dhe të dërgojë në kozmos një astronaut turk. “Programi Kombëtar Kozmik do ta ngrejë vendin në një ligë më të lartë në garën globale kozmike. Turqia po hap derën e udhëtimit në qiell për qytetërimin e vet, i cili prej shekujve qëndron në krye të drejtësisë, moralit dhe paqes nëpër botë”, tha presidenti. “Misioni kryesor dhe më i rëndësishëm i programit është të mund të realizojë kontaktin e parë me Hënën në vitin e njëqindvjeçarit tonë (100 vjet nga themelimi i Republikës Turke gjatë vitit 2023)”, kërkoi Erdogan.  

Deri në vitin 2023 lidhja e gazit në Caribrod do të jetë gati

Zorana Mihajlloviç

Ministrja serbe e energjetikës Zorana Mihajlloviç pret deri më 19 shkurt të shpallet ankand për kryerës të punimeve ndërtimore nëpër gazsjellësin Nish-Caribrod dhe se deri në vitin 2023 ky  ndërlidhës me Bullgarinë mund të hyjë në eksploatim, transmetoi agjencia  TANJUG. Ndërlidhësi me Bullgarinë është hapi i parë drejt diversifikimit dhe furnizimit me gaz, tha Mihajlloviç. Ajo nënvizoi se me vënien në veprim të gazsjellësit “Rryma Ballkanike” ky është një diversifikim i rrugëve, por jo dhe diversifikim  i furnizuesit me gaz”. Ndërlidhësi Nish-Caribrod është një mundësi që Serbia të lidhet dhe me gazsjellës të tjerë, si ky nga Azerbajxhani, terminali për gaz të lëngësht në Greqi, ose gazsjellësi i ri i Mesdheut Lindor, nënvizoi Mihajlloviç.

Shkupi po pret vaksina kineze kundra Covid-19


Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë Veriore Venko Filipçe nënshkroi kontratë për furnizimin e 200 000 vaksinave kundra koronavirusit nga Kina, njoftoi agjencia MIA. Vaksinat e Sinofarmës do të mbërrijnë gjatë këtij muaji. Sipas informacionit, detajet rreth transaksionit janë konfidenciale. Po saktësohet vetëm se vaksinat nga Kina  duhet të mbërrijnë  në aeroportin në Shkup. Ato duhet të ruhen me një temperaturë nga 2 deri më 8 gradë Celsius dhe furnizohen në shiringa të gatshme, gjë e cila e lehtëson vënien e tyre.  Vaksinat do të jenë të pranishme për të gjithë qytetarët, ndërsa me prioritet do të jenë grupet në rrezik. Shërbimet shëndetësore publike do të punojnë me dy turne, që të mund të sigurojnë një rritëm maksimal ditor të vaksinimit, shpalli Filipçe.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook, tua.gov.tr, netanyahu.org.il, EPА/BGNES


Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD