Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e pensioneve dhe pagave me 6.6 mlrd leva (3 mlrd euro) gjatë mandatit të qeverisë

Bojko Borisov gjatë vizitës në Jamboll
Foto: facebook/boyko.borissov.7

Mbi 6.6 mlrd leva (3 mlrd euro) më shumë në krahasim me vitin 2017 ka investuar qeveria për të ardhura dhe pensione gjatë mandatit të tanishëm, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë vizitës së tij në Jamboll.

Ministri i Financave Kirill Ananiev shtoi se gjatë katër viteve të fundit për pensionistët janë livruar 52 mlrd leva (27 mlrd euro) dhe rritja e pensioneve është 37%.

Të punësuarit në sferën buxhetore – mësuesit, policët dhe mjekët kanë marrë 33 mlrd leva (17 mlrd euro). Rrita e pagave të tyre është 62%.

“Autoriteti vendas dhe ai qendror punojnë në një sinkron të plotë”, ka komentuar Bojko Borisov, cituar nga zyra e shtypit e qeverisë.

Derisa Kryeministri është në Jamboll qytetarë të pakënaqur zhvilluan një procesion me automjete deri në shtëpinë e tij në Bankja, duke ngulur këmbë për dorëheqjen e qeverisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD