Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Places" nën tingujt e fyellit - vende të mbledhura nga Zhivko Vasilevi

Foto: arkiv personal

I lindur në qytetin Smoljan, në zemër të maleve Rodopi, Zhivko Vasilev rritet me bukurinë e folklorit nga kjo krahinë e Bullgarisë. Fyelli është instrumenti, përmes të cilit ai mëson, zhvillon dhe ruan traditat muzikore rodopëse. Instrumentist i ri dhe shumë i talentuar, Zhivkoja del jashtë kufijve të së njohurës dhe eksperimenton. Për këtë e ndihmon arsimi i tij muzikor, kultura e pasur dhe puna me muzikantë bullgarë dhe të huaj. Aktualisht ai është student në Codars - një nga universitetet më prestigjioze në Holandë, kurse gjatë vitit të fundit punon me këmbëngulje të madhe mbi projektin e tij të fundit.

“Albumi im i ri quhet "Places" (“Vende”)- tregon muzikanti. Emri është i lidhur me të gjitha vendettë cilat pata mundësi të vizitoj si muzikant. Këto janë më shumë se 30 shtete në disa kontinente, në të cilat kam pasur kënaqësinë të ekzekutoj muzikë gjatë 10-15 vjetëve të fundit. Çdo gjë të cilën e kam parë nëpër këto vende më frymëzoi të krijoj 11 pjesët origjinale në album. Në incizimet marrin pjesë xhazmenë të shkëlqyer nga Bullgaria dhe Evropa. Doja që të ketë më shumë të huaj mes tyre. Prej njëfarë kohe jetoj në Holandë, ku u njoha me muzikantë të shkëlqyer, por për shkak të pandemisë nuk kishte sesi të përfshiheshin. Nga ana tjetër, ky doli një shkak i shkëlqyer të ekzekutoj Places me disa nga muzikantët më të talentuar bullgarë. Gjithmonë kam pasur interes ndaj gjinive të tjera, pavarësisht nga fakti se fillova me folklor. Pas kësaj i kushtova vëmendje xhazit dhe klasikes. Në këtë album bëj referenca ndaj muzikës botërore, sintetizoj stile të ndryshme. Tani për herë të parë kompozoj për një grup kaq të madh. Këtë “udhëtimin tim” nëpër botë e pasqyroj në pamjen e larmishme dhe të pasur muzikore.”

Zhivkoja tregoi akoma se gjatë dhjetë vjetëve të fundit punon me muzikantë jashtëzakonisht të mirë të huaj, disa nga të cilët janë mbajtës të çmimit Grami. Një prej tyre është Juan Garcia Herreros - një basist i famshëm kolumbian. Me të përpara disa vjetëve ka incizuar një album, kanë marrë pjesë dhe në xhaz-festivalin në Bogota.

Juan Garcia Herreros

Kohët e fundit ai ekzekuton me bandën holandeze Arifa, por me buzëqeshje sqaron se muzikantët e tjerë janë nga Turqia, Gjermania, Hungaria dhe asnjë holandez. Ja sesi e perceptojnë instrumentin tradicional bullgar kolegët nga kombësitë e tjera:

Arifa

“Fyelli gjithmonë është i perceptuar nga të huajt si ekzotikë. Dëshira ime është që ta bëj këtë instrument të njohur. Ekzekutoj barok, muzikë klasike në fyell, që fare nuk është gjë e lehtë, meqenëse ka mundësi të kufizuara, në ndryshim nga instrumentet klasike. Mundohem në mënyrë maksimale të zhvilloj cilësitë dhe potencialin e fyellit, ndërsa gjatë kohës së fundit fillova ta modifikoj. Kështu me dajën tim krijuam një fyell prej qelqi. Ai ka një tingëllim shumë interesant dhe do ta shtoj ndaj koleksionit tim të pasur prej fyejve”.

Dizajni i kopërtinës së "Places" është vepër e Deljan Sllavovit, kurse për tingëllimin e mirë i detyrohemi Svilen Angjellovit. Albumi është i incizuar në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Pritet që të prezantohet në xhaz-festivale të ndryshme dhe skena koncertesh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Sot festojmë Ditën Botërore të Rock and Roll-it

Sot festojmë Ditën Botërore të Rock and Roll-it, megjithëse ngjarja historike që shënon fillimin e kësaj feste është 12 prilli 1954, kur Bill Haley incizoi këngën e tij “Rock around the clock”, tregojnë burimet e BNR-së. Një nga grupet e para rock në..

botuar më 21-04-13 6.05.PD

“Krivo Sadovsko” në stilin e Svishtovit nga Holanda

Muzika duhet të pasqyrojë jetën, që të mund të jetë e vërtetë dhe e çiltër, të mund të tregojë dhe të prekë - është i bindur Ljudmill Krumov . Si pjesa më e madhe e muzikantëve, pavarësisht nga bllokimi, ai vazhdon të punojë dhe të..

botuar më 21-04-12 11.37.PD

Pavell Minev: “Kultura bullgare është forca e popullit tonë”

“ Paganini i ardhshëm është bullgar!” bëri të ditur disa kohë më parë revista italiane Grazia në lidhje me debutimin e fëmijës-çudi 6 vjeç Pavell Minev. Ai ka lindur në qytetin Pleven  dhe mësimet e veta të para i merr nga nëna e tij Jova..

botuar më 21-04-11 7.40.PD