Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajko Petrov ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë të mundjes

Prof. Rajko Petrov
Foto: bgolympic.org

Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e prof. Rajko Petrov (1930-2011) - një nga figurat më të mëdha në historinë e mundjes bullgare, i cili e shndërroi atë në një fuqi botërore. Rajko Petrov ka qenë trajner i ekipit tonë kombëtar të mundjes në vazhdim të 15 viteve dhe ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë dhe botërorë në këtë sport. Ai ishte në krye të Federatës Bullgare të Mundjes që nga 1969 deri në 1990. Si trajner Rajko Petrov mori pjesë në 12 Lojëra Olimpike Verore radhazi. Ai ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Botëror për Shkencë dhe Sport pranë UNESKO-s dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA).

Është prezantuar në Sallën e Famës të Mundjes Ndërkombëtare - Oklahoma, SHBA. Ai ka fituar çmime prestigjioze për zhvillimin e mundjes në të gjithë botën. Kërkimi i tij në fushën e sporteve është përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe të tjera.

Më shumë nga rubrika

Bellosllava Krësteva

Bellosllava Krësteva preku kurorën botërore të shahut

Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja,..

botuar më 23-10-02 9.38.PD

Java Evropiane e Sportit #BeActive bashkon qytetarë aktivë në një sërë qytetesh

Nën moton “Të gjithë së bashku për sportin”, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon Javën Evropiane të Sportit #BeActive nga 23 deri më 30 shtator. Programi i veprimtarisë përfshin nisma të shumta për promovimin e sporteve aktive, përmirësimin e..

botuar më 23-09-23 12.45.MD

8 medalje për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Sumos

Një medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi – ky është bilanci i pjesëmarrjes së Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Sumos në Poloni më 16 dhe 17 shtator. Në garë morën pjesë 8 garues bullgarë. Ari i takoi Presijan Mihovit në kategorinë deri në 77 kg...

botuar më 23-09-18 5.36.MD