Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Frika për shpëtim dhe mbijetesë do të ndikojë seriozisht mbi votat e zgjedhësve

Foto: arkiv

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill në vendin tonë nuk ka filluar ende, por ekspertët dhe vëzhguesit politikë tanimë po bëjnë prognozat e veta. Ndaj momentit ato janë më tepër për karakterin e fushatës së ardhshme dhe jo kaq për idetë dhe politikat, të cilat do të mbrojnë formacionet e veçanta politike. Shkaku është i thjeshtë –akoma nuk është e qartë as  pamja e listave, as programet e kandidatëve, të cilat duan të jenë pjesë nga Kuvendi i 45 Popullor. Po vihet re një situatë e pazakonshme. Kriza si rezultat i pandemisë, shkaktoi tek njerëzit një frikë për shpëtim dhe mbijetesë, të kombinuar me një luftë për pushtet. Këto janë dy anësime thjesht njerëzore, por shumë të fuqishme, të cilat mbase në kohëra më të qeta, mundin të frenohen, por tani janë diçka dominuese, që padyshim do të vazhdojë akoma për një periudhë kohe, prognozon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, antropologu social Harallan Aleksandrov:


“Unë mendoj se populli bullgar do të verë të gjithë lojtarët politikë në një regjim të bisedimeve, pavarësisht nga kritikat dhe neveritë midis tyre - thotë ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Kjo do të ndodhë, meqenëse është më se e mundur që parlamenti të jetë mjaft i larmishëm dhe i gjallë, me përfaqësim të mjaftueshëm në të gjitha aspektet, gjendjet shpirtërore, emocionet dhe vizionet për të ardhmen. Nuk ka një mënyrë më të sigurt të mund të stabilizohet një shoqëri, nga kjo të prezantohen që të gjitha pikëpamjet. Kuptohet që të mund të ndodhë kjo, është e domosdoshme një pjekuri, mençuri dhe gatishmëri për kompromise të pranueshme midis lojtarëve politikë”.

Përkundër udhëheqjes së fortë që po vërehet në pothuajse çdo një nga partitë kandidate për parlamentin e ardhshëm, nuk duhet të nënvleftësohet dhe personaliteti i presidentit, pavarësisht se ai nuk është në krye të ndonjë formacioni politik.

“Nuk ka asnjë lloj dyshimi se ai pozicionohet si lider i perspektivës kritike ndaj kësaj, që po ndodh në Bullgari - shpjegon Harallan Aleksandrov. Ka tepër shumë njerëz në vendin tonë, të cilët në mënyrë të dhimbshme përjetojnë realitetin, nuk mund ta pranojnë. Ata kanë ndjenjën se bota jonë ka shumë të meta, më në veçanti duke e krahasuar me këtë të shoqërive më të përparuara. Ata kenë nevojë për liderë të tillë, të cilët ta mbajë këtë kurs dhe në këtë kuptim, presidenti bën shumë mirë.”

Një tendencë të ngjashme në qëndrimet publike është plotësisht e justifikuar pas pak më shumë se 1 dhjetëvjeçar, në të cilin një nga partitë është pjesëmarrëse e pazëvendësueshme në drejtim.  

“Partia GERB formoi një model të tillë feudali të tipit socialist, saqë u shkrinë me shtetin dhe nuk mund të jetojnë jashtë pushtetit. Kështu që ata do të bëjnë çdo gjë të mundur, përmes institucioneve shtetërore të gllabëruara prej tyre, të mos të ketë zgjedhje të ndershme” - komenton politologu Evgjenij Dajnov përpara Radios Kombëtare Bullgare.  

Mospranimi i modelit të krijuar nga drejtuesit çon deri në këtë që simpatizantët e tyre të votojnë madjekundra tyre, në emër të kësaj që hegjemonia të cilën e kanë në disa rajone, të ndërpritet, kurse Bojko Borisovi të mund të ndalohet - mendon Dajnov. Sa u përket dyshimeve në ndershmërinë e votimit, ai është kategorik se ilaçi i vetëm kundra ndikimit të votës korporatave, nga e cila mund të përfitojë çdo një nga partitë e mëdha në regjione të caktuara të Bullgarisë, është mobilizimi maksimal i votuesve për të ushtruar të drejtën e tyre legjitime për të votuar.  

Përpiloi Joan Kolev /në bazë të intervistave të Sillvija Velikovës dhe Petër Vollgjin, BNR - programi “Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv personal





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov e quajti Shqipërinë kampione të Ballkanit në drejtim të integrimit evropian

Bullgaria dhe Shqipëria kanë një fat të ngjashëm historik në dekadat e fundit. Ne simpatizojmë politikanët dhe popullin shqiptar për përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit evropian, tha kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov .  Në një..

rinovuar më 24-02-27 6.49.MD

Presidenti Rumen Radev: Dërgimi i trupave nga një vend i NATO-s në Ukrainë do të thotë një konflikt global

Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Rumen Radev komentoi një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron më 26 shkurt në një konferencë..

botuar më 24-02-27 3.38.MD
Foto: Qendra e shtypit e Kuvendit Popullor

Rosen Zheljazkov: Bullgaria nuk e mbështet lidhjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e tyre në BE

Bullgaria mbështet kategorikisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mban një pozicion aktiv në favor të vendimeve kyçe për rrugën evropiane të vendit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në takimin e tij..

botuar më 24-02-26 12.47.MD