Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia ndryshoi jetën e gjysmës së bullgarëve

Foto: arkiv

Çdo bullgar i dytë beson se pandemia e Covid-19 ndryshoi jo vetëm aspekte të caktuara të jetës së përditshme, por të gjithë mënyrën tonë të jetesës. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i agjencisë “Alpha Research”.

Më shumë se 1/3 e njerëzve përjetojnë shqetësime psikologjike dhe emocionale për shkak të kontaktit të kufizuar me të dashurit, të frikës nga virusi, të transformimeve serioze në mënyrën e tyre normale të jetës dhe të punës.

Për 1/4 kryesisht banorët e fshatrave ku kontaktet shoqërore janë të kufizuara, pandemia nuk shkaktoi ndryshime të rëndësishme.

Një nga fushat me ndryshimet më të mëdha si rezultat i pandemisë është arsimi. 61.6 për qind е të anketuarve e aprovojnë kthimin gradual të nxënësve më të mëdhenj në klasë, dhe te prindërit e nxënësve, miratimi është 78 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiaku i Sofjes kërkon fonde për transport më të mirë dhe efikasitet energjetik

Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..

botuar më 25-02-26 4.57.MD

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD