Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për hijeshinë e Levskit dhe për përpjekjet tona për të prekur veprën e tij

Foto: arkiv

Nëse ka një ideal i cili bashkon të gjithë bullgarët, atëherë do të thoshim pa hezitim se ky është Apostulli. Personaliteti i Vasill Levskit na preokupon si askush tjetër, ndërsa fëmijët që në moshë të vogël janë të mahnitur nga guximi, vetëmohimi dhe atdhedashësia e tij.

Ndershmëria e jashtëzakonshme e Levskit është një tipar tjetër i karakterit të tij. Gjithmonë ka menduar për të gjithë shokët e tij të përkushtuar atdheut si për njerëz të barabartë dhe asnjëherë nuk e ka përdorur përparësinë, të cilën pozita e tij të udhëheqësit revolucionar i ka dhënë – mendon Viktor Kombov, studiues i veprës së Apostullit. “Idetë e tij janë në të vërtetë të pastra dhe të shenjta. Ka ëndërruar për një “republikë demokratike në të cilën të gjithë popujt të jetojnë sipas të njëjtit ligj, në paqe dhe mirëkuptim” – nënvizon historiani, i cili pak më shumë se dy vjet më parë bëri një zbulim që provokoi një sensacion të vërtetë. Gjatë një udhëtimi të shërbimit shkencor në Arkivin Shtetëror në Stamboll zbuloi një fotografi të Levskit të panjohur të studiuesve të veprës së tij. Supozohet se kjo ishte fotografia me të cilën Vasill Ivanov Kunçev kërkohej në Perandorinë Osmane. Më shumë për këtë zbulim mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Imazhi i Apostullit të Lirisë Vasill Levski vazhdon të na befasojë dhe të na emocionojë.

Gjatë veprimtarisë së tij aktive dhjetëvjeçare revolucionare (1862-1872) Levski krijoi një rrjet të fshehtë të komiteteve revolucionare, për punën e të cilave duheshin vende të fshehta (mbi 100 vende fshehje), shumica e të cilave ishin në manastire. Përveç se fshihte Levski dhe bashkëmendimtarët e tij, vëllazëria e murgjve gjithashtu mbështetej aktivitetet e tyre revolucionare me fonde personale. Ka shumë tempuj dhe manastire në trojet bullgare, të cilat mbajnë të pakapshëm kujtimin e Apostullit. Sot, adhuruesit e besimit dhe lirisë ndalen aty me nderim. Botimi i Radio Bullgarisë “Nëpër vendet e shenjta të Apostullitna çon në disa nga ato vende.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Dolmenët – “shtëpitë e dragonjve” në malin Sakar

Dolmenët janë struktura të lashta megalitike të ndërtuara nga disa pllaka guri vertikale dhe horizontale. Ato kanë të bëjnë me besimet fetare të njerëzve të parë. Sipas studiuesve, në Bullgari përqendrimi më i lartë i strukturave të tilla është në malet..

botuar më 21-04-03 2.05.MD

Puplat çudibërëse të palloit

Dikur pendët e shpendëve ishin pjesë e zbukurimeve të vajzave. Sipas besimeve ato mbronin nga sytë e këqija dhe nga magjitë. Një forcë tepër të madhe posedonin pendët e disa prej shpendëve – të egra ose shtëpiake. Ndër to një vend të denjë zënin..

botuar më 21-03-28 7.15.PD
Ekspozita muzeore “Jasna Poljana Bullgare”

Fshati Jasna Poljana akoma mban mend komunën e pasardhësve të Tolstoit

Emri i vjetër i fshatit ishte Ajllan Kajrjak. Ai shtrihet në jug të qytetit Burgas në rrëzat e malit Strhaxha. Njihet me foletë e shumta të lejlekëve, si dhe me .... pasardhësit bullgarë të Tolstoit. Në tetor të vitit 1906 këtu një grup..

botuar më 21-03-21 6.15.PD