Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për hijeshinë e Levskit dhe për përpjekjet tona për të prekur veprën e tij

Foto: arkiv

Nëse ka një ideal i cili bashkon të gjithë bullgarët, atëherë do të thoshim pa hezitim se ky është Apostulli. Personaliteti i Vasill Levskit na preokupon si askush tjetër, ndërsa fëmijët që në moshë të vogël janë të mahnitur nga guximi, vetëmohimi dhe atdhedashësia e tij.

Ndershmëria e jashtëzakonshme e Levskit është një tipar tjetër i karakterit të tij. Gjithmonë ka menduar për të gjithë shokët e tij të përkushtuar atdheut si për njerëz të barabartë dhe asnjëherë nuk e ka përdorur përparësinë, të cilën pozita e tij të udhëheqësit revolucionar i ka dhënë – mendon Viktor Kombov, studiues i veprës së Apostullit. “Idetë e tij janë në të vërtetë të pastra dhe të shenjta. Ka ëndërruar për një “republikë demokratike në të cilën të gjithë popujt të jetojnë sipas të njëjtit ligj, në paqe dhe mirëkuptim” – nënvizon historiani, i cili pak më shumë se dy vjet më parë bëri një zbulim që provokoi një sensacion të vërtetë. Gjatë një udhëtimi të shërbimit shkencor në Arkivin Shtetëror në Stamboll zbuloi një fotografi të Levskit të panjohur të studiuesve të veprës së tij. Supozohet se kjo ishte fotografia me të cilën Vasill Ivanov Kunçev kërkohej në Perandorinë Osmane. Më shumë për këtë zbulim mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Imazhi i Apostullit të Lirisë Vasill Levski vazhdon të na befasojë dhe të na emocionojë.

Gjatë veprimtarisë së tij aktive dhjetëvjeçare revolucionare (1862-1872) Levski krijoi një rrjet të fshehtë të komiteteve revolucionare, për punën e të cilave duheshin vende të fshehta (mbi 100 vende fshehje), shumica e të cilave ishin në manastire. Përveç se fshihte Levski dhe bashkëmendimtarët e tij, vëllazëria e murgjve gjithashtu mbështetej aktivitetet e tyre revolucionare me fonde personale. Ka shumë tempuj dhe manastire në trojet bullgare, të cilat mbajnë të pakapshëm kujtimin e Apostullit. Sot, adhuruesit e besimit dhe lirisë ndalen aty me nderim. Botimi i Radio Bullgarisë “Nëpër vendet e shenjta të Apostullitna çon në disa nga ato vende.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Forca e faljes pastron jetën tonë

Të Lidhurat e Djathit është një nga festat më laramane bullgare. Gjithnjë bie ditën e diele para Kreshmës së Madhe. Në të kaluarën tërë javën ishte mbushur me dëfrime – tundeshin djepa, dridheshin valle, njerëzit mblidheshin në tryeza për të cilët..

botuar më 21-03-14 6.15.PD

Për sekretet e dantellës bullgare

Jemi në muajin mars dhe me gjallërimin e natyrës sikurse dhe ne zgjohemi për të bukurën, mundohemi që ta gërshetojmë dhe ta përfshijmë në çdo një aspekt të ditëve tona të përditshme. Në të kaluarën bullgarja e ka shfrytëzuar periudhën e dimrit, që..

botuar më 21-03-07 6.15.PD

Monumenti i Lirisë – simboli i cili bashkon të gjithë bullgarët

Shipka ose Monumenti i Lirisë - një nga monumentet më emblematike bullgare, i cili është kthyer në simbol të pavarësisë dhe të identitetit tonë kombëtar, me krenari ngrihet në 1326 metra në zemër të malit Stara Pllanina. Në fillim të muajit..

botuar më 21-03-06 6.05.PD