Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Celle di Bulgheria – për bashkësinë italiane me zemër bullgare dhe për lidhjet e saj me Bullgarinë

Foto: Bashkia Celle di Bulgeria

Në qendrën e qytetit italian Celle di Bulgheria ngrihet një statujë e bronztë e hanit protobullgar Alcek, të cilin banorët vendas e quajnë “princin bullgar”. Njerëzit këtu mbajnë mend paraardhësit e tyre të largët të cilët në krye me hanin Alcek u vendosën në këtë pjesë të Italisë më shumë se 14 shekuj më parë.

“Ndjenja se ne jemi pasardhës të protobullgarëve është me rëndësi të madhe për ne”, tha Gino Marotta, kryetari i Bashkisë Celle di Bulgheria, për Radio Bullgarinë. Gati 5 vjet më parë, me një festë zyrtare pranë monumentit, u shënua binjakëzimi midis Celle di Bulgheria dhe kryeqytetit të dytë bullgar Veliki Preslav (893 – 971).

“Që nga viti 2016, çdo 7 qershor, ne festojmë përvjetorin e binjakëzimit tonë. Me këtë rast kemi një sërë iniciativash me pjesëmarrjen e shumë bullgarëve që vijnë posaçërisht për festën” – tregon Gino Marotta. Ai vetë ka udhëtuar në Veliki Preslav më shumë se një herë. Ai pranon se u befasua nga ngjashmëritë që gjeti me bullgarët. Ai shpjegon se në Bullgari pa një mal të ngjashëm me të tyren Monte Bulgheria dhe të njëjtat pamje, duke kujtuar vendbanimet e vogla të shpërndara në këmbët e tij. “Ne ju perceptojmë si bashkëqytetarë, si njerëz me të cilët kemi një origjinë të përbashkët”, thekson kryetari i bashkisë italiane.

Ndër iniciativat e përbashkëta të bashkive të binjakëzuar ishte një ecje çiklistike në vitin 2017 e cila lidhi  Celle di Bulgheria me Veliki Presllav, si dhe projekte të ndryshme arsimore.

“Duhet t’ju them se po përballemi me një barrierë serioze gjuhësore - thotë Gino Marotta. – Sepse është pak e vështirë për ne të mësojmë gjuhën bullgare. Për të kapërcyer këtë pengesë vitin e kaluar aplikuam me një projekt në Ministrinë e Kulturës të Bullgarisë dhe si rezultat në shkollat tona fillore dhe të mesme zyrtarisht jepen mësime të gjuhës bullgare. Projekti përfshin mësimin e 100 fëmijëve. Një grua bullgare që jeton këtu i mëson ata.”

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit fëmijët vazhdojnë të mësojnë gjuhën bullgare me gjithë edhe nga distanca. Gino Marotta shpreson që projekti të zgjatet edhe vitin e ardhshëm me mbështetjen financiare të dikasterit kulturor bullgar.


Krahas inaugurimit të monumentit dhe binjakëzimit vitet e fundit gjithnjë e më shumë turistë bullgarë vijnë në Celle di Bulgheria. Falë tyre, rajoni u gjallërua, u krijuan hotele të reja familjare dhe u rrit kapaciteti për akomodim me 250 shtretër të rinj.  Sipas Marotta, bullgarët vijnë për tu njohur me historinë dhe me njerëzit me të cilët kanë rrënjë të përbashkëta. Ndër atraksionet vendore është edhe mali i afërt Monte Bulgheria me shpellat e tij të banuara në shekullin e 4 nga murgj grekë. Tani bashkia italiane po përgatitet të binjakëzohet me qytetin Bollgar në Rusi, i cili gjithashtu u themelua nga protobullgarët.

Për të nderuar rrënjët e saj të largëta, Bashkia Celle di Bulgeria themeloi Çmimin Ndërkombëtar “Alcek”. Ai u akordohet figurave të shquara publike dhe krijuesve me merita në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Dhe vetë çmimi përfaqëson ... një trëndafil të vërtetë bullgar Damaskena, sjellë nga Bullgaria e largët - vendi i trëndafilave.

Për të ndjekur tregimin e Kryetarit të Bashkisë Celle di Bulgeria, Gino Marotta,  mund të rregulloni përkthimin automatik në YouTube.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia Celle di Bulgeria


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Ora e Tokës” ose si ta ndryshojmë botën në 60 minuta

“Nëse secili prej nesh, pavarësisht se ku jemi, gjen 60 minuta kohë dhe ia jep Tokës, do të kemi fuqinë të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta lëmë atë më se të mrekullueshme për brezat pas nesh” – ja çfarë thonë organizatorët për eventin më të..

botuar më 24-03-23 8.30.PD

Dita Botërore e Ujit e vë theksin mbi aksesin e pabarabartë në burimet ujore

Bullgaria shënon Ditën Botërore të Ujit - 22 Mars me ngjarje të shumta në mbarë vendin. Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ujit të OKB-së është "Uji për Paqe", duke theksuar aksesin e pabarabartë në ujë në mbarë botën dhe nevojën për të mbrojtur dhe..

botuar më 24-03-22 6.05.PD

Efikasiteti energjetik i ndërtesave: (pa)mundësia bullgare dhe standardet e reja evropiane

Nuk do të mjaftojë më ndërtimi i ndërtesave më të gjelbra, por duhet të rinovohen edhe ato ekzistuese. Ritmi i rinovimit të ndërtesave të vjetra në Bashkimin Evropian është shumë nën pritshmëritë - vetëm 1% dhe 1.5% çdo vit, por për të arritur..

botuar më 24-03-20 5.35.MD