Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mistër Senko ishte i pari i cili tregoi numrin virtuoz me heqjen e kokës

Foto: Kalin Kamenov

Gjatë vitit 1961 persona të famshëm të Hollivudit mblidhen përpara ekranit të madh, që të bindem me sytë e tyre, se magjia nuk është një privilegj vetëm i sharlatanëve. Në mesin e arenës së cirkut, mes tymrave, një fakir heq kokën e vet dhe me një ecje fare të qetë, duke e mbajtur në njërën dorë, ikën dhe largohet nga arena. Pas këtij momenti magjik, yjet e kinemasë përgjithmonë do të mbajnë mend emrin e Mistër Senkos - bullgari, i cili ka pushtuar zemrat e publikut nga e gjithë bota me çudirat e tij.

Historia e tij fillon në një mjerim dhe vetmi. Ai vjen në botë gjatë vitit 1905 me emrin Evstati Hristov Karajonçev, i destinuar nga fati të luftojë për mbijetesën e vet që nga fëmijëria më e hershme.

“Rruga, uria, mizëria më mësuan - kujton ai vitet e para në një intervistë që nga vitit 1978, të ruajtur në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare. 13 vjeç u nisa nga qyteti im i lindjes Vraca dhe u vendosa në Sofje. Isha jetim, flija mbi tre karrige dhe shpërndaja kafe në gjykatë. Por kafexhiu më dëboi, sepse jam vonuar me oxhakun. Dhe unë qëndrova përpara cirkut në rrugën “Pirotska” numër 5. Doli një njëri të kërkojë djem të shesin limonadë dhe pasta dhe unë hyra brenda. Atëherë cirqet nuk ishin si tani moderne, por ishin verore. Shfaqja përfundoi dhe unë u fsheha poshtë vendeve për t’u ulur për të fjetur. Në mëngjes një njeri fshinte, kurse unë u ngrita ta ndihmoj.Kështu fillova punë në cirk.”

Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare ai tashmë ishte një artist i jashtëzakonshëm dhe me virtuozitet fitonte adhurimin e publikut. Një ditë në cirkun ku ai ishte punonjës i zakonshëm, erdhi Turku Misterioz - iluzionist francez, i cili menjëherë ndjeu dëshirën e të riut. Dhe kur asistenti i “turkut” u sëmur, në arenë  doli Evstati. Francezi e mori për nxënës të vet, kurse në të ikur i lëri në mirëbesim numrin e tij atraktiv “Zhdukja nga sënduku”, me të cilin  magjistari fillestar filloi të magjepsë publikun nëpër sheshe dhe shkolla.

Dy vjet më vonë ai iu përkushtua krejtësisht magjisë nën emrin Mistër Senko. Me një ndërhyrje të fatit, një gabim drejtshkrimor në “Senkoja Misterioz” paracaktoi  pseudonimin e tij artistik, i cili afro gjysmë shekulli mblidhte publikë në cirqet më të njohura.

Gjatë vitit 1939 në Kongresin Ndërkombëtar të Artit të Iluzionistëve në Berlin ai për herë të parë tregoi numrin e tij kryesor me heqjen e kokës dhe fitoi çmimin e dytë. Për këtë numër si dhe për numra të tjerë atraktiv si “Prerja e një gruaje me qarkore” dhe “Karrige elektrike” fitoi çmime të shumta të Shoqatës Amerikane të Iluzionistëve. Kurse Franca e dekoroi me çmimin e vet më të lartë- “ Robert Houden”.  

“Kam udhëtuar jashtë në vazhdim të 25 vjetëve, në të paktën në 5-6 shtete evropiane dhe valëvita flamurin bullgar- vazhdon tregimin e vet Mistër Senko. Arrijmë në një qytet në Norvegji dhe shikoj përpara sallës flamuj.Në qendër qëndron flamuri bullgar, në të majtë flamuri gjerman, në të djathtë flamuri amerikan dhe pas kësaj fillojnë të tjerët. Atëherë isha më i kënaquri, nxora aparatin fotografik dhe bëra foto. Dhe fillova të flas brenda - bullgarisht, kurse një njeri filloi të flas në gjuhë të huaj, në gjuhën angleze”. “Por ti, përse nuk flet në gjuhën bullgare”, iu përgjigja unë.


Nuk ka njeri në këto 50-60 vjet të mos të më ketë shikuar. Dhe çdo një kur kalon - Senko, Senko...”

Mistër Senko për herë të fundit “hoqi” kokën e tij në spektaklin jubile për 60 vjetorin e tij. Dhe me fjalët “Nuk është me rëndësi që njeriu vetëm të dijë të dalë dhe të hipë në skenë, por dhe sesi të zbresë” ai u nda me publikun. Ai iku nga kjo botë në moshën 82 vjeçe, duke lënë pas vetes mijëra shfaqje dhe milionë zemra në rrahje e sipër.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Kalin Kamenov, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD