Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shterimi i vaksinave ndalon vaksinimin me dëshirë

26% më shumë të porsainfektuar gjatë javës së fundit, vdekshmëria po pakësohet me 7%

Foto: BTA

Dy tendenca dalloi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore - rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe rritja e numrit të të vaksinuarve. Në këtë sfond “korridoret e gjelbra” për ata të cilët kanë dëshirë të imunizohen, mbyllen përkohësisht për shkak të mungesës së vaksinave, kurse lokalet dhe klubet e natës po përgatiten që të hapin dyer.

“Jemi të befasuar në mënyrë jo të këndshme nga marrëveshja e radhës e mosrespektuar nga firma, e cila duhej të jepte vaksinën e Oksfordit”, deklaroi profesori Kostadin Angjellov. Ai shtoi se më 22 shkurt kanë mbërritur 117 mijë doza - me 33 mijë më pak nga angazhimi i marrë përsipër, si dhe se “AstraZeneka” nuk do të furnizojë 142 mijë dozat e premtuara deri në fund të muajit. Më 1 mars eventualisht do të marrim 52 800 doza vaksinash në vend të 142 mijë dozave rë premtuara. “Po zhvillojmë bisedime jashtëzakonisht serioze në nivele të ndryshme me firmën furnizuese në fjalë”, deklaroi ministri dhe shtoi se gjendemi në një krizë botërore, në të cilën duhet të merren vendime operative. “Të nderuar përfaqësues të “Astra Zenekës”, as që kemi nevojë për mirësjelljet tuaj,  as nga respektimi, ne kemi nevojë për vaksina”, iu drejtua firmës zoti Angellov.

“Korridoret e gjelbra” për pacientët, të cilët kanë dëshirë të imunizohen kundra Covid-19, përkohësisht pezullohen - u bë e qartë në brifing. Kur të vijnë dozat e reja të vaksinave, gjysma do t’u jepet mjekëve personalë.  Në momentin tanishëm vendi ynë disponon rreth 80 mijë doza vaksinash të të tria kompanive të afirmuara.

Me 156 të sëmurë në 100 mijë veta, Bullgaria renditet në vendin e 22 në bazë të këtij treguesi në Bashkimin Evropian dhe në vendin e 14 për nga vdekshmëria me 8,27 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Në këtë moment 19 rrethe nga gjithsej 28 janë të vendosura në zonën e kuqe. Qyteti Kjustendill përsëri është i pari për nga numri i të infektuarve me 446 në 100 mijë veta. Sipas inspektorit shëndetësor numri i të sapoinfektuarve rritet me një “ritëm të ulët”, ndërsa në lidhje me të vdekurit gjendemi në një “pllajë”.

Me 26% janë shtuar rastet e koronavirusit gjatë javës së kaluar, kurse vdekshmëria po shënon një ulje me 7%, informoi në radhë të vet kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Ai tha akoma se po vihet re një pabarazi e shtretërve të zënë spitalor në vend dhe tregoi si një nga shkaqet vullnetin personal të disa pacientëve për shërimin spitalor. 47% nga vendet në Covid repartet për të ashtuquajturit pacientë pa ndërlikime janë të zëna, si dhe 51% në strukturat intensive. Shtretër të lirë ka në Akademinë Ushtarako-Mjekësore, në spitalin “Pirogov” dhe në Spitalin e Qarkut në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instituti bullgar INSAIT është ndër institutet kryesore në botë që punojnë mbi inteligjencën artificiale

Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik në botë. Suksesi e rendit vendin në dhjetëshen e vendeve më të mira në Evropë, njoftoi..

botuar më 24-03-26 1.36.MD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-25 7.35.MD

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16..

botuar më 24-03-25 1.26.MD