Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kalim i madh me pallaska dëbore në Pamporovo

Foto: pamporovo.me

Një kalim me pallaska dëbore organizohet në Pamporovo më 28 shkurt, njoftuan nga Qendra Turistike në vendpushimin rodopas. Që aty ripohuan se aktualisht kushtet për ski janë të shkëlqyera, janë hapur 12 pista me një shkallë të ndryshme të vështirësisë, kurse ata të cilët kanë dëshirë të përfshihen në iniciativë nuk janë të pakët.

Shëtitja me pallaska dëbore ditën e diel është nëpër një itinerar të ri turistik në rrethet e ski-pushimores. Kalimi përfshin dhe zonën “Igllata” /“Gjilpëra”/, që ku hapet një panoramë jashtëzakonisht e bukur drejt malit. Në fakt itinerari i ri do të jetë aksent në programin veror të Pamporovës, që pret turistë gjatë gjithë vitit. Propozimet për hipizëm në dëborë në rrëzë të majës janë po kështu një alternativë e kërkuar për sport dhe një afrim me natyrën e bukur të maleve Rodope. Pritet që stina e skive në Pamporovo gjatë këtij dimri të vazhdojë dhe gjatë muajit mars, duke gjykuar në bazë të prognozave të meteorologëve dhe të punonjësve në industri.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Joseph Dixon

Klubi i futbollit “Levski” paraqiti Joseph Dixon, i cili ka shprehur dëshirë për të investuar në klub

Sot në një konferencë të posaçme ishte paraqitur britaniku Joseph Dixon. “Ne po zhvillojmë bisedime tashmë 6 muaj. Kjo është marka më e madhe sportive në vend. Ideja është që të investojmë jo vetëm në ndërtimin e një stadiumi të ri, por edhe në një..

botuar më 21-06-10 4.41.MD

Kombëtarja bullgare e futbollit humbi nga Franca

Franca mundi Bullgarinë 3:0 në një ndeshje kontrolli në “Stade de France” në Paris, para Euro 2021. Ndeshja filloi me presionin e pritur të nikoqirëve. Kampionët e botës shënuan gol në minutën e 29-të, pas gërshërës akrobatike të pasme nga Antoine..

botuar më 21-06-09 11.03.PD
Borjana Kalejn

Varna mirëpret yjet e gjimnastikës ritmike

Që nga sot kryeqyteti ynë detar Varna është mikpritës i Kampionatit të 37-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike. Në Kampionatin, i cili do të zgjasë deri më 13 qershor, Bullgaria do të përfaqësohet nga Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva në garën..

botuar më 21-06-09 6.10.PD