Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kalim i madh me pallaska dëbore në Pamporovo

Foto: pamporovo.me

Një kalim me pallaska dëbore organizohet në Pamporovo më 28 shkurt, njoftuan nga Qendra Turistike në vendpushimin rodopas. Që aty ripohuan se aktualisht kushtet për ski janë të shkëlqyera, janë hapur 12 pista me një shkallë të ndryshme të vështirësisë, kurse ata të cilët kanë dëshirë të përfshihen në iniciativë nuk janë të pakët.

Shëtitja me pallaska dëbore ditën e diel është nëpër një itinerar të ri turistik në rrethet e ski-pushimores. Kalimi përfshin dhe zonën “Igllata” /“Gjilpëra”/, që ku hapet një panoramë jashtëzakonisht e bukur drejt malit. Në fakt itinerari i ri do të jetë aksent në programin veror të Pamporovës, që pret turistë gjatë gjithë vitit. Propozimet për hipizëm në dëborë në rrëzë të majës janë po kështu një alternativë e kërkuar për sport dhe një afrim me natyrën e bukur të maleve Rodope. Pritet që stina e skive në Pamporovo gjatë këtij dimri të vazhdojë dhe gjatë muajit mars, duke gjykuar në bazë të prognozave të meteorologëve dhe të punonjësve në industri.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Sporti masiv është një investim në shëndet dhe një inkubator për sportistë të talentuar

Pandemia nga Covid-19 ndryshoi rrënjësisht procesin stërvitës të atyre të cilët ushtrojnë dhe praktikojnë sporte të ndryshme kolektive. Kufizimet për mbledhjen e njerëzve në salla të mbyllura, respektimi i distancës sociale si dhe mbajtja e maskave..

botuar më 21-05-25 7.15.PD

Turne treditor i gjimnastikës ritmike në Sofje

Klubi sportiv “Nuanca – Akademia Sportive Kombëtare” dhe Akademia Sportive Kombëtare “Vasill Levski” organizojnë Turneun e 8 të Gjimnastikës Ritmike për kupën “Nuanca” nga 22 deri më 24 maj, duke shënuar festën e alfabetit dhe kulturën bullgare...

botuar më 21-05-22 6.10.PD

Një konkurs 6-ditor i vrapimit mbahet në Sofje

Nga data 21 deri më 27 maj 2021 për herë të parë në Bullgari mbahet një garë 6-ditore vrapimi. Ajo shënon fillimin e një brezi të ri të konkurseve shumë ditore në Gadishullin Ballkanik. Itinerari është i gjatë 750 m dhe ndodhet në Sofje në parkun..

botuar më 21-05-21 3.46.MD