Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Figurat prej dylli të Leonardo Di Caprios dhe të Pablo Escobarit gëzojnë të mëdhenj e të vegjël në qytetin Varna

Foto: bgtourism.bg

Muzeu i figurave prej dylli në kryeqytetin tonë detar u pasurua me dy skulptura të reja të aktorit Leonardo Di Caprio dhe të trafikantit të frikshëm të drogës Pablo Escobar. Kështu koleksioni i muzeut atraktiv tanimë ka 70 figura dhe në këtë mënyrë e la shumë mbrapa konkurrencën e Madame Tussauds në Stamboll dhe Pragë, ku turistët mund të shikojnë jo më shumë se 30 figura. Figurat në fjalë janë të formuara në përmasa reale deri në detajin e fundit dhe janë si të gjalla. Pronarët e muzeut premtojnë se deri në verë ndaj figurave të famshme prej dylli do të bashkohet dhe Sean Connery, mësojmë nga bgtourism.bg.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Gjermania investon në Bllagoevgrad në një fabrikë për prodhim ortozash

Një fabrikë e re për prodhimin e ortozave (pajisje mjekësore që mbrojnë dhe mbështesin sistemin motorik në rast dëmtimesh) u hap në Bllagoevgrad, Bullgaria Perëndimore. Investimi vjen nga Gjermania me vlerë më shumë se 10 milion euro dhe krijon..

botuar më 21-10-07 4.51.MD

Një rrugë në Itali mban emrin e heroit kombëtar bullgar Vasill Levski

Në qytetin italian Bolgare në rajonin e Lombardisë, një rrugë u emërua pas revolucionarit bullgar Vasill Levski . Ideja erdhi nga Konsullja e Përgjithshme Bullgare në Milano, Tanja Dimitrova. Qyteti Bolgare me një popullsi prej 7000 njerëz..

botuar më 21-10-07 9.52.PD

Certifikata e rreme e vaksinimit për Covid-19 – gënjim i sistemit apo ruletë ruse

Vala e katërt e Covid pandemisë po vazhdon të diktojë ritmin e jetës sonë. Në ditën e parë nga java e re e punës Ministri i Arsimit profesor Nikollaj Denkov deklaroi përpara gazetarëve se që nga fillimi i vitit shkollor janë rritur dyfish mësuesit..

botuar më 21-10-07 7.15.PD