Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miratuan ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare

Foto: BGNES

Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.

I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.

Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.

Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.

Më shumë nga rubrika

Një portal online mbledh së bashku qytetarët, autoritetet lokale dhe institucionet evropiane

Projekti “TheMayor.EU–Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët” u bë mbajtësi bullgar i Çmimit për qytetar evropian 2021. Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian për kontribut   në promovimin e mirëkuptimit dhe integrimit të mirë midis qytetarëve nga..

botuar më 21-10-13 12.52.MD

“Folklori e bën vendin tonë tepër të veçantë në Evropë dhe në botë” – është kategorik i riu Milen Millanov

Një fotografi e një vajze bullgare në veshje kombëtare popullore dhe e flamurit bullgar në plan të parë fitoi çmimin e dytë të konkursit “Fotografia e Evropës 2021” (A snapshot of Europe 2021), organizuar nga Parlamenti Evropian. Autori i saj..

botuar më 21-10-12 11.23.PD

Arsimi i lartë në Bullgari – me një vizion të ri për të ardhmen

Programe të reja mësimore digjitale dhe burime ndërvepruese, të cilat të ndihmojnë futjen e formave moderne, të zhdërvjella dhe efektive të arsimimit në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Kjo parashikohet në Planin Operativ pranë..

botuar më 21-10-10 9.15.PD