Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së..
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të..
Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi..