Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 356

Foto: pixabay

Në qoftë se vaksinimi vazhdon ka shpresë për kontrollimin e koronavirusit

Bullgaria do të marrë mbi 400 000 doza të Moderna dhe 1 milion të Pfizer nga maji deri në qershor. 160 000 doza të AstraZeneca priten brenda disa ditësh, bëri të ditur në Varna Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angelov, njoftoi BTA. Ai siguroi që dozat e dyta për të gjithë vaksinuarit deri më tani ruhen dhe do të bëhen. "Nëse mbajmë normën e vaksinimit nga java e fundit, do të kemi kontroll të plotë mbi virusin brenda një muaji," tha Ministri. Ai theksoi se hapja e “korridoreve të gjelbra” varet nga furnizimet e reja të vaksinave që priten në ditët në vijim. Angellov gjithashtu shprehu pakënaqësinë që tema e vaksinave tashmë po përdoret politikisht dhe i quajti pohimet e opozitës "të papërgjegjshme".


Është duke u punuar mbi një program anti-Covid për t’u ushqyer ushtria

Universiteti Ushtarak Kombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo ka aplikuar një mënyrë eksperimentale të të ushqyerit për kadetët si një masë parandaluese kundër infeksionit të koronavirusit. Programi do të vazhdojë të zhvillohet me bashkëpunimin e Universitetit të Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv. Kjo u theksua nga rektori i universitetit ushtarak Ivan Mallamov para korrespodentes sonë Zdravka Masljankova. Kështu, Universiteti i Plovdivit aktualisht është duke punuar mbi krijimin e produkteve të cilat ta përmirësojnë imunitetin e njerëzve në kushtet pas-epidemike.


1822 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë kryer 12645 teste për koronavirus, nga të cilat janë identifikuar 1 822 raste të reja. 503 prej tyre janë në Sofje, 194 - në Burgas, 139 - në Plovdiv. Mostrat pozitive janë 14.41%, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Për 24 orët e fundit 53 njerëz kanë vdekur dhe 689 janë shëruar. Rastet aktive janë 31 173, nga të cilat 4 368 janë shtruar në spital. 370 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 20 050 njerëz janë vaksinuar. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në vend është 188 512, nga të cilat 34 719 kanë marrë dy doza.


BSP nguli këmbë për bisedime për furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik V”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë që Këshilli i Ministrave të fillojë bisedime dypalëshe për furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. Këtë e bëri në Parlament liderja e partisë Kornelija Ninova, transmetoi reporterja jonë Violeta Ashikova. E majta insiston që kërkesa e saj të shqyrtohet që javën tjetër para se të mbarojë punë Parlamenti. Në rast të kundërt BSP do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme mbi këtë çështje. Sipas Ninovës, me fillimin e vaksinimit masiv në vend, qeveria ka "braktisur planin kombëtar të vaksinimit", duke lëshuar lirisht vaksinat e AstraZeneca, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata prej njerëzish që dëshirojnë të vaksinohen dhe kaos në sistem.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 401

Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën marrëveshje mbi 7 kritere, të cilat do të jenë të domosdoshme për aplikimin e certifikatave për të..

botuar më 21-04-12 6.00.MD

Në qoftë se nuk ka interes për vaksinën AstraZeneca, ajo do të tërhiqet nga tregu

Këshillat e ekspertëve në vend – prej imunologësh, virologësh, kardiologësh dhe specialistësh të tjerë, do të shprehin qëndrimin e tyre urgjent për vaksinimin me preparatin e AstraZeneca kundër Covid-19. Kjo u shpreh në një konferencë të..

botuar më 21-04-12 5.12.MD

Turizmi u bëri thirrje pushtetarëve për masa të qarta për shpëtimin e sektorit

Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen..

botuar më 21-04-12 3.32.MD