Pjesëmarrja e Ambasadës Shqiptare në Sofje në nismën “Ambasador për një ditë”

Për vitin e tretë me radhë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari ishte pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Në kuadrin e iniciativës Ambasada Shqiptare në Sofje organizoi dy aktivitete kushtuar fuqizimit të femrave me temë “Femrat në diplomaci” dhe “Femrat në pozicione të larta drejtuese”. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me United Nations Association Albania (UNA Albania), UN Delegates Albania, United Nation Association Bulgaria (UNA Bulgaria), UN Delegates Bulgaria dhe Ladies` Forum.

Diskutimi i hapur virtual “Gratë në diplomaci” mblodhi të rinj nga UNA Albania, UNA Bulgaria dhe UN Delegates për të diskutuar me fituesen e këtij viti, 18 vjeçaren Martina Dimitrova, rreth rolit të grave në diplomaci.

Të rinjtë shqiptarë dhe bullgarë shkëmbyen mendime dhe evidentuan nevojën për bashkëpunim në kuadër të barazisë gjinore dhe kuptimit të vërtetë të punës dhe rolit të femrave në diplomaci. Gjithashtu, ata identifikuan problematikat kryesore, të cilat po rishfaqen në këtë situatë të vështirë pandemike, por theksuan edhe aktivizmin pozitiv të të rinjve, që kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë situatën e femrave në shoqëri dhe në ҫdo fushë tjetër.

Ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova, bëri thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë të vendosur në arritjen e asaj, që të rinjtë dëshirojnë më shumë.

Aktiviteti “Gratë në pozicione të larta drejtuese” kishte në fokus femrat në pozicione të larta drejtuese, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat për të mbështetur vajzat e reja dhe femrat drejt arritjes së suksesit. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë përfaqësueset e Ladies`Forum, Ambasadorja e Gjerogjisë Tamara Liluashvili dhe dy fitueset e këtij vitit, Martina Dimitrova për Shqipërinë dhe Ivana Ivanova për Gjeorgjinë.

Në këtë diskutim u vu në pah fakti se në Bullgari, femrat janë në pozicione të larta drejtuese dhe se vërehet një trend pozitiv edhe në botë duke marrë si shembull Zelandën e Re dhe Finlandën, të cilat drejtohen nga femra. Gjithashtu, u nënvizua fakti se edhe numri i ambasadoreve femra në Bullgari është rritur dhe se në rajon vërehet një përmirësim i situatës së fuqizimit të femrave, gjë që është tregues i politikave kombëtare.


Informacioni është i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bullgari.

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari


Më shumë nga rubrika

A do të shpëtojë mali Vitosha nga ndotja me kanoçe alumini?

Një pjesë nga shtëpitë e pushimit në malin Vitosha, mali i cili është në një afërsi të drejtpërdrejtë me kryeqytetin tonë, do të pajisen me makina të specializuara për kompresimin e kanoçeve prej alumini në kuadrin e iniciativës së “ Klubit Malor..

botuar më 21-06-22 7.00.PD

40 për qind prej popullsisë bullgare ka antitrupa kundër Covid-19

43% e bullgarëve janë hasur deri tani me koronavirusin, tregon një sondazh kombëtar i një prej zinxhirëve më të mëdhenj të laboratorëve në vend. Ky nuk është një studim përfaqësues kombëtar, saktësoi dr. Nedjalko Kallëçev për BNR. Janë testuar..

botuar më 21-06-21 1.11.MD

Kujdesi shëndetësor elektronik dhe qytetet e urta janë ndër theksat e Bulgarian Digital Week 2021

Më shumë se 150 lektorë nga mbarë bota të bashkuar në 14 konferenca tematike do të ofrojë sivjet Java Digjitale Bullgare (Bulgarian Digital Week 2021) nga 21 deri më 26 qershor. Forumi do të mbahet online dhe do të japë informacion aktual   dhe  do..

botuar më 21-06-20 8.05.PD