Pjesëmarrja e Ambasadës Shqiptare në Sofje në nismën “Ambasador për një ditë”

Për vitin e tretë me radhë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari ishte pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Në kuadrin e iniciativës Ambasada Shqiptare në Sofje organizoi dy aktivitete kushtuar fuqizimit të femrave me temë “Femrat në diplomaci” dhe “Femrat në pozicione të larta drejtuese”. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me United Nations Association Albania (UNA Albania), UN Delegates Albania, United Nation Association Bulgaria (UNA Bulgaria), UN Delegates Bulgaria dhe Ladies` Forum.

Diskutimi i hapur virtual “Gratë në diplomaci” mblodhi të rinj nga UNA Albania, UNA Bulgaria dhe UN Delegates për të diskutuar me fituesen e këtij viti, 18 vjeçaren Martina Dimitrova, rreth rolit të grave në diplomaci.

Të rinjtë shqiptarë dhe bullgarë shkëmbyen mendime dhe evidentuan nevojën për bashkëpunim në kuadër të barazisë gjinore dhe kuptimit të vërtetë të punës dhe rolit të femrave në diplomaci. Gjithashtu, ata identifikuan problematikat kryesore, të cilat po rishfaqen në këtë situatë të vështirë pandemike, por theksuan edhe aktivizmin pozitiv të të rinjve, që kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë situatën e femrave në shoqëri dhe në ҫdo fushë tjetër.

Ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova, bëri thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë të vendosur në arritjen e asaj, që të rinjtë dëshirojnë më shumë.

Aktiviteti “Gratë në pozicione të larta drejtuese” kishte në fokus femrat në pozicione të larta drejtuese, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat për të mbështetur vajzat e reja dhe femrat drejt arritjes së suksesit. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë përfaqësueset e Ladies`Forum, Ambasadorja e Gjerogjisë Tamara Liluashvili dhe dy fitueset e këtij vitit, Martina Dimitrova për Shqipërinë dhe Ivana Ivanova për Gjeorgjinë.

Në këtë diskutim u vu në pah fakti se në Bullgari, femrat janë në pozicione të larta drejtuese dhe se vërehet një trend pozitiv edhe në botë duke marrë si shembull Zelandën e Re dhe Finlandën, të cilat drejtohen nga femra. Gjithashtu, u nënvizua fakti se edhe numri i ambasadoreve femra në Bullgari është rritur dhe se në rajon vërehet një përmirësim i situatës së fuqizimit të femrave, gjë që është tregues i politikave kombëtare.


Informacioni është i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bullgari.

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari


Më shumë nga rubrika

Mbushen 40 vjet nga atentati kundër Papës Gjon Pali II

Më 13 maj mbushen 40 vjet nga atentati kundër Papës Gjon Pali II në Sheshin Shën Pjetër në Romë. Bullgari Sergej Antonov, një punonjës i zyrës së Aviacionit Civil Bullgar “Ballkan” në Romë, u akuzua për bashkëpunim në sulmin më 13 maj të vitit..

botuar më 21-05-13 7.45.PD
Godina e BNR-së

Thirrje ndaj qeverisë teknike për ta rimëkëmbur buxhetin e BNR-së

Shoqata e Gazetarëve Evropianë i bëri thirrje qeverisë së përkohshme të rivendosë subvencionin e buxhetit për Radio Kombëtare Bullgare - BNR në shumën e tij të plotë. Në mars dhe prill buxheti i BNR-së u zvogëlua me 420 000 euro. Vendimi i kabinetit..

botuar më 21-05-12 11.16.PD

Prodhimi dhe administrimi i vaksinave në Evropë po fiton vrull pas një fillimi të vështirë

“Fushata evropiane për vaksinimin kundra Covid-19 po grumbullon shpejtësi. Evropa është një lider botëror në teknologjinë revolucionare të vaksinave ARN dhe Bashkimi Evropian furnizon vaksina për të gjithë botën në mes të një krize të paparë..

botuar më 21-05-12 8.15.PD